E Diel, 1 Nëntor 2026

Refuzohet ndjesa, Mediu në gjyq përballë 12-vjeçarit Nga Atë që nuk mundën ta bëjnë dhjetëra dhe qindra familjarë të viktimave të tragjedisë së Gërdecit, përballjen e Mediut me drejtësinë, e ka bërë 12-vjeçari Roxhers Durda. Përballë ish-ministrit të

Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.

Refuzohet ndjesa, Mediu në gjyq përballë 12-vjeçarit Nga Atë që nuk mundën ta bëjnë dhjetëra dhe qindra familjarë të viktimave të tragjedisë së Gërdecit, përballjen e Mediut me drejtësinë, e ka bërë 12-vjeçari Roxhers Durda. Përballë ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu, i jati i Roxhersit ka refuzuar ndjesën e Mediut, duke kërkuar kështu që të përballet në Gjykatën e Lartë, e cila pak muaj më parë pushoi dosjen penale ndaj tij. Ditën e djeshme në Gjykatën e Lartë ka qenë seanca pajtuese mes Paditësit Roxhers Durda dhe Fatmir Mediut. Ky i fundit, që kishte refuzuar pjesëmarrjen seancën e kaluar, është paraqitur në gjykatë, së bashku me dy avokatët e vet. Gjatë seancës së pajtimit, e cila ka zgjatur për më shumë se tre orë, Mediu është shprehur se ndjen përgjegjësi morale për shpërthimin e 15 marsit. Ndërkohë, ish-ministri i Mbrojtjes nuk ka pranuar që të ketë pasur përgjegjësi direkte në këtë ngjarje. Duke e cilësuar veten si fajtor moralisht, ai ka kërkuar ndjesën e 12-vjeçarit, i cili në tragjedinë e 15 marsit humbi të ëmën, ndërsa vet mbeti i plagosur. Por, përfaqësuesi i fëmijës, babai i vet, nuk e ka pranuar ndjesën e Mediut dhe tashmë ata do të përballen në Gjykatën e Lartë. Gjykata nuk ka vendosur ndonjë datë për fillimin e këtij procesi. Gjatë ditës së djeshme pritej që Mediu të përballej edhe me paditësen tjetër, Alketa Haziraj, por Gjykata e Lartë e ka shtyrë atë për më datën 15 shkurt. Gjithë familjarët e viktimave të Gërdecit e kanë cilësuar Mediun si përgjegjësin kryesor të tragjedisë së ndodhur më 15 marsit dhe për këtë arsye kanë kërkuar me forcë përballjen e tij me drejtësinë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›