Futbolli, kjo arenë turpi. UEFA na jep një shuplakëNga TemaSporti tashmë është kthyer në një shfaqje turpi në vendin tonë. Derbi i djeshëm i kryeqytetit, Tirana- Dinamo është kthyer në një arenë përleshjesh. Futbollistët janë përplasur me njëri-tjetr
Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.
Futbolli, kjo arenë turpi. UEFA na jep një shuplakëNga TemaSporti tashmë është kthyer në një shfaqje turpi në vendin tonë. Derbi i djeshëm i kryeqytetit, Tirana- Dinamo është kthyer në një arenë përleshjesh. Futbollistët janë përplasur me njëri-tjetrin fizikisht, më pas kanë qenë drejtuesit teknikë që kanë grushtuar, për të ardhur tek zbarkimi i tifozëve në fushë. Vetëm në fund fare policia është kujtuar që të ndërhyjë, pasi situata po precipitonte rëndë.
Ndërkohë në Vlorë ka vijuar një tjetër shfaqje, arbitri ka akorduar një penallti kundër ekipit vendas të Flamurtarit, por ndërhyrja në fushë e drejtuesve të këtij ekipi ka bërë që arbitri të ndryshojë qëndrim. Më pas Flamurtari ka fituar.
Sporti shqiptar po vuan prej kohësh peshën e skandaleve të shumta. Mëse një herë është deklaruar se prokurori të vendeve të ndryshme, në bashkëpunim me UEFA-n, po hetojnë për shitjet e ndeshjes, dhe në qendër kanë qenë ekipet shqiptar. Kampionati shqiptar nuk ka më tifozë, ndërsa në fund të çdo ndeshje gjithkush shfryn kundër asaj që e quajnë shitje ndeshje. Kjo ka ndodhur dhe me kombëtaren disa herë.
Kryeministri shqiptar deklaroi kohë më parë se ky fenomen duhet luftuar. Aktualisht sulmet e tij ndaj kreut të Federatës, Armando Duka kanë pushuar, për shkak se ai është një aleat në krah të tij.
Por skandali i skandaleve ishte ai me ekipin e Realit, pas ikjes së dritave në stadium. Mediat e huaja kanë ironizuar gjatë Shqipërinë. Një nga portalet më të rëndësishëm të sportit në internet 365.com, ka shkruar se Florentino Perez, përfaqësuesi i klubit të bardhë u ul në tribunë përkrah një njeriu që ka goditur një gazetar, për shkak se ka zbuluar aferat e tij.
Por që Berisha të nisë betejën për pastërtinë në sport, do të duhet ta nisë nga beniamini i vjetër, Rezart Taçi, dhe nga i riu, Armando Duka.
UEFA publikon renditjen e respektimit të Fair Play, ne të fundit në listë
UEFA bëri dje publike renditjen e vendeve përsa i përket respektimit të lojës së ndershme Fair Play, si në rang klubesh, ashtu dhe në rang ndeshjesh ndërkombëtare.
Jemi të fundit në Ballkan, por për fat të mirë kemi pas disa vende në Europë, si Lihtenshtejni, Andorra e San Marino. Kjo, jo sepse ata janë vende ku futbolli nuk luhet ndershëm, por sepse koeficienti i ndeshjeve që luajnë është shumë i vogël sepse janë shtete mikroskopike. Në këtë mënyrë, nëse do krahasohemi me vende që kanë një kampionat, atëherë jemi të fundit në Europë. Mali i Zi, Maqedonia dhe Bosnja janë tre vendet që vijnë menjëherë sipër nesh, ccka tregon që në Ballkan futbolli është shumë luftarak dhe shpesh i manipuluar. Të parët përsa i përket ndeshmërisë janë suedezët, pasuar nga Danimarka e Anglia.