E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Përtej kufijve" - operacioni policor që sekuestroi sot në Gjirokastër 50 kg marihuanë


Policia e Gjirokastrës bllokoi në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme, gjatë operacionit të koduar “Përtej kufijve”, në afërsi të fshatit Çukë, rreth 4 kilometra larg qytetit të Sarandës, 50 kilogramë marihuanë, ndërkohë që ka shpallur në kërkim tre transportuesit e lëndës narkotike. Burime zyrtare nga Drejtoria e Policisë së Qarkut të Gjirokastrës, pohuan se "operacioni i koduar “Përtej kufijve” ka nisur në fshatin Lazarat, rreth 3 kilometra larg qytetit të Gjirokastrës dhe është finalizuar në fshatin Çukë, në rrethin e Sarandës. Falë informacioneve të siguruara në rrugë operative, specialistët e sektorit të luftës kundër krimit të organizuar në policinë e Gjirokastrës, nisën investigimin në terren në dy automjeteve, që po transportonin lëndën narkotike drejt shtetit fqinjë”, thanë burimet e mësipërme, duke sqaruar se operacioni ka nisur rreth orës 21.30 të mbrëmjes së djeshme. Po të njëjtat burime, theksuan se tre transportuesit e lëndës narkotike, emrat e të cilëve nuk bëhen të ditur për arsye hetimore, pasi kanë diktuar ndjekjen e policisë kanë braktisur automjetin në afërsi të fshatit Çukë dhe janë larguar me shpejtësi, duke pëfituar nga errësira bashkë me automjetin shoqërues. Policia tha se gjatë këqyrjes që automjetit tip “Benz”, me targa gjermane, specialistët e sektorit kundër krimit të organizuar kanë bllokuar në cilësinë e provës materiale 50 pako të mbushura me lëndë narkotike marihuanë, me peshë 1 kg secila.


...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›