E Diel, 1 Nëntor 2026

Regjina 3 milione euro +nje mesfushor per Bogdanin

Nga Kastriot Gjini
Edhe një skuadër tjetër e Serisë A është rreshtuar në gjuetinë e e sulmuesit shqiptar, Erjon Bogdanit. Bëhet fjalë për skuadrën e Rexhinës, me të cilën sulmuesi kuqezi u aktivizua për katër sezone në përiuidhën 1999 – 2003, më të cilën shënoi 11 gola. Lajmi u dha jepet nga siti i njohur italian tuttomercatoweb.com. Nëse kalimi do të realizohet, atëhërë do të kemi një kthim të bujshëm të Erjon Bogdanit tek ish-skuadra e tij, me të cilën nisi edhe aventurën në kampionatin italian. Presidenti i Rexhinës, Foti këmbëngul peë sulmuesin shqiptar dhe i ka bërë një ofertë skuadrës së Kievos, që përmban 3 milionë euro plus kartonin e 21-vjecarit Simone Missiroli. Bisedimet kanë filluar dhe priten rezultatet. Rënia e Kievos në Serinë B ka nxitur edhe zërat për largimin e mundshëm të Erjon Bogdanit nga skuadra veroneze. Në fakt, të interesuara për të marrë shënimet e sulmuesit janë një pjesë e madhe e klubeve që kanë siguruar mbijetesën, por edhe skuadra që pritet të ringjiten në sezonin e ardhshëm në Serinë A. Në listën e skuadrave që e kanë përmendur qoftë dhe njëherë blerjen e Bogdanit, si opsion të tyre janë Sampdoria, Fiorentina e Udineze. Në valle janë dhe Xhenoa e Napoli pas ringjitjes së tyre në Serinë A. Për interesat e Bogdanit vazhdon të kujdeset djali i Luciano Moxhit, Alesandro, i ish-agjencisë "GEA", e cila ishte në qendër të skandalit "Calciopoli" në Itali. Bogdani ka luatur në Shqipëri me Partizanin, në Kroaci me Dinamon e Zagrebit. Në Itali, Erjoni ka veshur bluzat e Rexhinës, Salernitanës, Veronës, Sienës dhe Kievos. Gjatë sezonit që porsa u mbyll, Bogdani luajti pjesën e parë të Serisë A me Sienën (2 gola) dhe fazën e dytë me Kievon (5 gola). Në total, 30-vjecari shqiptar luajti 34 ndeshje (25 si titullar) duke shënuar 7 gola në 2063 minuta lojë. Vata Fatmir Vata është një nga blerjet e reja të Tus Koblenc, skuadrës gjermane të Bundelsiga 2. Sulmuesi 35-vjecar është i preferuari i trajnerit Uve Radolper. Për Tus nënshkroi dhe Pollozhani. Tare Igli Tare, në hije gjatë gjithë sezonit të kaluar me Lacion, i ka të gjitha shanset për t'u aktivizuar duke përfituar nga largimi i nigerianit, Makinua. Për Taren interesohet edhe Udineze. Berisha Sulmuesi i Hamburgut, Besart Berisha, ndodhet në udhëkryq për ekipin e ri. Futbollisti i Kombëtares shqiptare kërkohet nga Energi Kotbus, por dhe nga kampionia e Zvicrës, FC Zyrih.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›