Kastrati: Stadiumi te jete plot e te befasojme Holanden

-
Bekim, nga ana e Albania-sport gezohemi qe na u dha mundesia te bejme kete interviste dhe te informojme gjithe tifozat kuqezi per te ardhmen tuaj.
Ju falemnderit shume per interesimin tuaj. Ju pergezoj edhe per faqen e juaj shume serioze te albania-sport.com
Si ndjeheni pas kalimit te demtimit qe ju ka lene larg fushes se blerte qe nga Tetori i vitit te kaluar? Si e kaluat kete periudhe?
Ka qene nje periudhe mjaft veshtire dhe nje kohe shume monotone duke kaluar te shumten e kohes ne qendren e rehabilitimit. Ne ditet e para mas operacionit kisha nje ndjenje qe une me kete gjurin tim nuk du mund te ngritem ne kembe e lere mo te luaj prape futboll. Por ja qe edhe ajo kohe e mundimshme ka kaluar dhe qe une tani ndihem mire. Ne muajin Mai bera tri loje me ekipin e amatoreve te Eintracht Braunschweigut kshtu qe mund te them qe une jam rikethyer.
Vizitoret e faqes sone nepermjet E-maileve na pyesin se ne cfare forme ndodheni tani, nese je gati per tu aktivizuar ?
Po ne pergjithesi ndjehem mire, sigurisht qe gjendja ime fizike nuk eshte akoma ne nivelin e duhur por kjo eshte normale. Paten kaluar 7 muaj pa loje vetem rehabilitim dhe sa u ktheva ne fushe bera tri loje pa probleme. Tani sezoni mori fund dhe une me skuadren time bem renje nga kategoria e dyte dhe qe per momentin jam duke ushtruar me nje trainer privat 3-4 her ne jave. Kam ngapak probleme me gjunjet por nuk eshte gje alarmuese eshte diqka normale kshtu qe une kete kohen e pushimeve jam duke ber training stabilizimi dhe forcimi te muskulatures. Qellimi im eshte qe kur te fillojn pergatitjet ne fund te Qershorit te jem 100%
Shume zera merkatoja jane degjuar ditet e fundit per skuadren tuaj te arshshme, mund te na thuash ndonje gje persa I perket kesaj teme? Nese do te qendrosh tek Eintrachti apo nese ke kontakte me skuadra te tjera?
Fakt eshte qe une do largohem nga Eintracht Braunschweigu. Kisha nje kontrate dy vjeqare por kontrata vlente vetem per ligen e dyte kshtu qe tani jam i lire dhe qe jam ne kerkim te nje klubi te ri. Kam pas disa bisedime me klube te ndryshme te liges II dhe disa te liges III. Per fat te keq jam lenduar shume heret dhe qe kam ber ne ter sezonin vetem 5 loje tek Eintrachti dhe qe lendimi i rende qe kam pas i ben edhe klubet te jen shume skeptik me gjendjen time shendetsore. Me Rot Weiss Essen pata ber gati kontraten per 2 vjet por edhe ky klub ra nga kategoria. Kam pas bisedime edhe me Fortuna Düsseldorf te cilet me kan ber nje oferte per sezonin qe vjen pasi qellimi i tyre kryesor eshte te kthehen ne futbollin profesionist gjerman. Eshte paksa joshese per arsye se vendi ku jetoj une dhe familja ime eshte shume afer düsseldorfit dhe kushtet qe mi kan ofru jan shume te mira poashtu edhe prespektiva por nuk kam vendos akoma asgje.
Tani le te kthehemi tek kombetarja . Besoj se ju ka munguar shume. I ke ndjekur ndeshjet qe kuqezinjte kane zhvilluar muajt e fundit? Tifozeve ju be zemra mal kur te pane ne mes te tyre duke bere tifozllek per kombetaren.
Me ka munguar shume futbolli e sigurisht qe me ka munguar edhe Kombtarja. Jam shume i lumtur qe kemi arritur te nxjerrim rezultate pozitive dhe qe kemi grumbulluar pike. Ndeshja me Bullgarine dhe ndeshja ne Luxemburg me ka pelqy pa mase poashtu edhe miqsorja me Angline. Kete ndeshje e kam percjelle me me shume emocione pasi qe edhe ish bashkelojatri dhe miku im i ngushte Blerim Rrustemi ka ber debutimin e tij ne Kombtare dhe qe per mendimin tim e ka shfrytezar si eshte me se miri shansin qe i eshte dhene. Ndersa ne ndeshjen e fundit ne Luxemburg isha i pranishem tek tifozet shqiptare ne shkallet e stadiumit dhe te them te drejten jam ndjere i kenaqur dhe jam shume i lumtur qe me kan prit me ate ngrohtesi te gjithe tifozet shqiptare.
Si u ndjete ne momentin qe rezultati ishte 0:3, me ate fitore qe coi Shqiperine ne kuoten e 9 pikeve dhe i dha asaj vendin e 4?
Ishte vertet ndjenje e veqante dhe jashtezakonisht e mrekulluesheme. Ndjeheshim te gjithe te lumtur duke par kombtaren duke fituar. Ka qene thjeshte nje dite fantastike per tiofzet per kombtaren dhe per mua.
Kur mendon se do te jesh gati per nje rikthim te Kombetarja qe mbase mund tju ofroje dhe golin e pare kuqezi?
Me lejoni te them qe une me pare kam ndjekur lojrat e kombtares si tifoz i flaket dhe vite me vone pata fatin qe te behem pjes e saj dhe te mborj ngjyrat e kombit tim. Ndoshta jo edhe ashtu siq eshte pritur, siq e kam endrruar edhe vet por i tille eshte futbolli. Une i deshiroj kombtares shqiptare shume fat e sukses ne ndeshjet qe vijojne.
Per momentin nuk jam ne gjendje qofte te kthehem apo te kontriboj per kombtaren. Sigurisht qe do doja qe nje dite te kthehem prape, te jem pjes e kombtares shqiptare. Demtimi i rende e beri te veten, une do perpiqem, do mundohem qe aty dy loje qe kam bere ne kombtare te mos te mbeten te fudit. Jam i bindur qe do ja arriti qellimit.
Nje parashikim per ndeshjen e rradhes me Holanden?
Shpresoj qe te kemi stadiumin plote e perplote dhe ta befasojme Holanden.
Intervistoi per albania-sport, Kastriot Gjini
Informojme vizitoret se me shume te reja per sulmuesin kuqezi mund te gjeni tek faqja zyrtare e Bekim Kastratit. www.bekim-kastrati.de