E Diel, 1 Nëntor 2026

Regjisori Kubrik parashikon në film bombën që do i jap fund botës

Gjeniu i regjizorit Stenli Kubrik përshkruan në parodinë "Doktor Dashuri e çuditshme", një realitet shqetësues të Luftës së Ftohtë. Bomba me emrin "Fundi i botës", protagoniste e epilogut të kryeveprës së regjizorit të zhdukur, ekzistonte me të vërtetë. Sovjetikët e kishin ndërtuar 25 vjet më parë dhe ashtu sic kishte aluduar kineasti i famshëm, ishte një sistem i vërtetë automatik i hedhjes së raketave ndërkontinentale nga ana e Bashkimit Sovjetik, në rast të një sulmi amerikan. Objektivi ishte të realizohej një raprezalje totale, e cila do të kishte shkaktuar vdekjen e të paktën 100 milionë amerikanëve. Lajmi është bërë i ditur nga uebsajti amerikan i ABC, që citonte Nikolas Tompson, i cili ka publikuar një libër mbi historinë e Luftës së Ftohtë dhe që mban titullin "Wired". Sistemi vihej në punë nga një sistem i sofistikuar sensorësh, të quajtura "Perimetri", dhe që ishin shpërndarë në të gjithë Bashkimin Sovjetik të kohës. Sensorët duhej të njoftonin për sinjalet e një shpërthimi bërthamor, valëve sizmike, shtimin e papritur të radioaktivitetit dhe përhapjen e valëve shokuese të një shpërthimi nuklear. E gjitha kjo do të kishte aktivizuar procesin deri në hedhjen e raketave, edhe pse në fund, detyra e të shtypurit të butonit, iu takonte gjeneralëve të fshehur në bunkerët e nëndheshëm, ndryshe nga sovjetikët e presidentit të paqëndrueshëm Dimitri tek filmi "Dashuri e çuditshme".

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›