Regjisori Francis Ford Koppola pritet te shkoje ne Shqiperi

Regjisori produecenti dhe shkrimtari i mirenjohur amerikan i Hollivudit Francis Ford Coppola pritet te vije pas disa ditesh ne Shqiperi per te marre pjese si i ftuari i nderit ne Festivalin e 4-t Nderkombetar te Filmit ne Durres krahas aktores se njohur te kinemase italiane Klaudia Kardinale.
Drejtoresha artistike e Festivalit Anila Varfi thote se Francis Koppola do te qendroje dy dite ne Shqiperi dhe do te komentoje filmat e tij dhe do te bisedoje me pyetje pergjigje me publikun artdashes.
shte nje fat i madh qe Coppola do te bisedoje me shikuesit dhe per 15 minuta para shfaqjes se filmave Rini pa rini dhe Tetro do te jape komentet e tij se cfare ka dashur te thote me veprat e tij - tha ajo.
Zonja Varfi thote se ne bisedimet me zotin Koppola u deshen 3 vjet qe te bindej dhe te ndryshonte axhenden per te ardhur ne Shqiperi. As me Koppola-n dhe as me Kardinale-n bisedimet nuk kane qene te lehta sepse ata kane qindra angazhime artistike neper bote.
U deshen 3 vjet qe ai te nderroje agjenden dhe te vije ne Shqiperi. Pas kembenguljes dhe shpjegimit te projekteve tona ai na tha Ju po me beni qe tad u vendin tuaj.- thote ajo
Ne fillim Kardinale refuzoi por sapo mesoi se Koppola do te vinte edhe ajo njoftoi se do te vinte ne Festival per te pare konkurrentet dhe per te shembyer pikepamje me regjisorin e madh amerikan - tha zonja Zajmi.
Festivali Nderkombetar i Durresit ka nje seksion me 8 filma europiane nje seksion me 6 filma ballkanike dokumentare dhe filma te shkurter gjithsej 28 filma premiere absolute nga bota Europa Ballkani dhe Shqiperia.
Nje tjeter risi per kete festival eshte se sivjet ai do te kete edhe nje juri te shtypit. Per here te pare territori shqiptar do te mbulohet zyrtarisht nga FIPRESCI Federata Internacionale per kritiken Kinematografike.
Ne jurite e festivalit jane perfshire emra te njohur te regjisures dhe aktrimit europian dhe ballkanik si Jiri Menzel Kryzystof Zanussi Lech Majeeski Nick Poeell Jan Harlan Rade Serbedzija.
Aktori i njohur shqiptar Vangjush Furrxhi do te nderohet me nje cmim special te karrieres pas vdekjes ndersa dhjetera artiste te rinj te shkollave te filmit nga Shqiperia Kosova dhe Maqedonia do te shfaqin jashte konkurrimit filmat e tyre me metrazh te shkurter.
Festivali i 4-t Nderkombetar i Filmit ne Durres jep cdohere 9 cmime te medha Gladiatori i Arte per elemente te filmave artistike dhe shihet nga shume analiste te arteve si ngjarja me e madhe artistike e Shqiperise per kete vit.