E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, grabitet me armë një minimarket

TIRANË – Grabitje me armë në një minimarket të kryeqytetit. Ngjarja ka ndodhur në një minimarket pranë spitali ushtarak në orët e vona të mbrëmjes. Grabitësit kanë arritur të vjedhin të gjithë shumën që gjendej në arkë, pak minuta para se minimarketi të mbyllej.

Mësohet se grabitësit kanë qenë dy dhe ende nuk dihet identiteti i tyre. Mësohet gjithashtu se nuk ka pasur të lënduar.

Shuma e vjedhur ka qenë 50 mijë lekë, bashkë me paratë e vjedhura janë marrë edhe disa karta rimbushëse.

Grupi hetimor ka mbërritur në vendngjarje dhe është duke marrë në pyetje dëshmitarët për të zbardhur dinamikën e ngjarjes.

(a.h/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›