E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodër, vret vjehrrin me thikë

SHKODËR – Një vrasje ka tronditur qytetin e Shkodrës orët e vona të mbrëmjes. Një person është vrarë me thikë në lagjen Tepe në Shkodër.

Viktima është 60 vjecari Gjon Kodra. Ngjarja ka ndodhur në banesën e autorit të krimit.

Policia, e cila është gjendur pothuajse menjëherë në vendngjarje ka bërë të ditur identitetin e vrasësit. Vrasësi Gjovalin Marku, 35 vjec, është dhëndëri i viktimës.

Policia ka rritur të vërë në pranga vrasësin vetëm pak minuta pas ngjarjes.

(a.h/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›