Cmimi i naftes do na falimentoje
Industrialistet me te medhenj te vendit ngrene shqetesimin per rritjen e pakontrolluar te cmimit te karburanteve ne vend dhe pasojave. Konfindustria paralajmeron se nje veprim i tille sjell ne rritjen e pergjithshme te kostove te prodhimit per industrite e vendit, me pasoja te renda ne rrezikun e humbjeve te tregjeve, falimentimeve, humbjen e mundesive per thithjen e investimeve te domosdoshme te vendit dhe te huaj, prishjen e ekuilibrave makroekonomike dhe si rrjedhim uljen e mireqenies se qytetareve shqiptare. Konfindustria thekson se nje fakt i tille vjen nga keqfunksionimi ne vite i tregut te karburanteve ne vend, mungeses se nje strategjie afatgjate per perdorimin me efektivitet te burimeve te naftes, problematikes se deritashme te privatizimit te industrise se naftes. Konfindustria mendon se eshte e papranueshme qe Shqiperia si vend naftembajtes me rezerva, qe duhet te mbulonte nje pjese te madhe te nevojave te saj, e ndjen krizen boterore te karburanteve me shume se vendet e tjera. Sipas statistikave gjate vitit 2006 ne vend jane prodhuar nga vendburimet 600 mije tone/nafte, kurse per vitin 2007 prodhimi eshte rritur. Por sipas Konfindustria kjo sasi nuk eshte perdorur me efektivitet. Nisur nga kjo situate industrialistet i rekomandojne qeverise te shtoje numrin e operatoreve te lincensuar ne kete sektor dhe te forcoje pranine e operatorit publik ne vend.