E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mberrin “Nata e Bardhe e Kultures Shqiptare”

“Nata e Bardhe e Kultures Shqiptare” eshte evenimenti kulturor i lancuar sot permes nje konference te perbashket per shtyp, mes perfaqesuesve te Universitetit Evropian te Turizmit, Bashkise se Lezhes dhe Ministrise se Turizmit, Kultures, Rinise dhe Sporteve. Koncerti i madh festiv do te jete ne shoqerine e nje konference nderkombetare si dhe te nje panairi me produktet tipike te kesaj zone si edhe frutin tradicional, shegen, ai zhvillohet ne kuadrin e evenimenteve te iniciuara prej Universitetit Evropian te Turizmit, me emrin “Shqiperia eshte Kulture”, etapa e pare te ciles ishte zhvillimi i nje manifestimi te madh me mijera te rinj e te reja ne parkun Arkeologjik te Apolonise ne Fier, pak jave me pare. “Lezha eshte nje qytet mjaft i rendesishem i cili ka pasuri te medha natyrore, por edhe kulturore, te cilat vlejne te vihen ne pah, per te zhvilluar ne kete menyre turizmin e qendrueshem. Eshte nje qytet qe ka shanse mjaft te medha per te zhvilluar turizmin si te tille ne territorin e saj. Dhe bashkepunimi i Universitetit Evropian te Turizmit, ka pikerisht si qellim kryesor realizimin e pikave te nje strategjia qe presupozon zhvillimin e turizmit ne te gjithe vendin”, u shpreh gjate konferences se sotme per shtyp, rektori i ketij universiteti, prof. Dr. Salvatore Messina, duke prezantuar qellimin perse eshte menduar te zhvillohet ne Lezhe “Nata e Bardhe e Kultures Shqiptare”. Ndersa per kryetarin e bashkise se Lezhes, Viktor Tushaj, ky eveniment kulturor “jep sinjale edhe per me gjere.
“Lezha e meriton zhvillimin e nje aktiviteti te tille dhe ne si bashki e saj, ndaj jemi duke bashkepunuar me Universitetin Evropian te Turizmit, per te lancuar te mirat e saj”, pohoi ai, duke shtuar nder te tjera “me kete universitet Bashkia e Lezhes ka edhe disa projekte te perbashketa sic eshte ai i realizimit te masterplanit te qytetit te Lezhes, i cili eshte ne fakt pjese e nje strategjie te tere, per zhvillimin e turizmit te qendrueshem brenda tij.
Ndersa per Klodian Pajunin, perfaqesues zyrtar i Turizmit ne Ministrine e Turizmit, Kultures, Rinise dhe Sporteve, “Nata e Bardhen e Kultures Shqiptare eshte nje aktivitet qe mendojme se do te jete i nivelit maksimal, ashtu sic arriti te realizohet edhe ai ne kuadrin e nismes “Shqiperia eshte Kulture”, ne parkun arkeologjik te Apolonise ne Fier”.
“Mendojme se aktiviteti “Nata e Bardhe e Kultures Shqiptare” do te beje te mundur faktin qe te dalin ne pah sa me shume bukurite dhe elementet e vecante turistik qe zoteron qyteti i Lezhes, duke e kthyer ate per nje nate ne kryeqytetin e gjithe Shqiperise, per nga vete permasat dhe rendesia qe do te kete ky eveniment kulturor”, u shpreh z.Pajuni, drejtor i Pergjithshem i Turizmit dhe Trashegimise Kulturore te MTKRS.
Duke nenvizuar me tej, se “shpresojme se ky eveniment do te kthehet me pas ne nje tradite, e cila do te zhvillohet per cdo vit ne kete periudhe ne qytetin e Lezhes. Dhe per kete falenderojme stafin organizator te universitetit Evropian te Turizmit, i cili ka propozuar dhe iniciuar nisma kaq te rendesishme kulturore, sikunder ka ne projektim edhe te tjera per te ardhmen, sic eshte ai me emrin “Ballkani eshte Kulture” etj”.
Ne fund, te pranishmit kane theksuar ne nje ze se Lezha eshte nje qytet me vlera te jashtezakonshme, jo vetem turistike, por edhe historike, arkeologjike dhe njerezore, me vlera shume-vjecare, te cilat e kthejne ate ne nje zone mjaft interesante per te zhvilluar turizmin. Ajo perben nje park natyror ne vetvete, pasi aty gjen lumin, detin, luginat e mrekullueshme etj. E keshtu ne fakt, eshte e gjithe Shqiperia, prandaj nisma “Shqiperia eshte Kulture” ne bashkepunim me bashkite e vendit dhe Ministrine e Turizmit, Kultures, Rinise dhe Sporteve, vlen te mbeshtetet dhe te perhapet ne qytetet kryesore te vendit si nje nisme qe nxjerr ne pah vlerat e verteta turistike dhe kulturore te vendit tone.

Tushaj
“Kemi parashikuar se pjesemarrja e publikut ne aktivitetin e sotem ne Lezhe, ka per te qene shume e madhe, mbi 5 mije persona. Ne jemi pergatitur qe te veme ne dispozicion te gjithe infrastrukturen e qytetit ne sherbim te pjesemarresve. Jemi te mendimit se nje aktivitet i tille perben nxitje qe investitoret e huaj te vijne dhe jo vetem ta vizitojne qytetin tone, por edhe te marrin nismen per te investuar brenda tij.
Pajuni
“Shqiperia eshte Kulture” ishte nje aktivitet i madh kulturoro-artistik, shume-dimensional ku nderthurja e elementit te turizmit, kultures dhe te rinjve, ishin te nderthurur aq mire me njeri-tjetrin, duke perbere keshtu suksesin e tij te merituar. Organizimi i aktiviteteve turistike me impakt te publiku dhe turistet, perben nje nga prioritetet e ministrise se Kultures, duke ndikuar ne kete menyre qe Shqiperia te mbetet nje vend atraktiv ne cdo pjese te vitit.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›