Përcillen për në varreza motër e vëlla, shpëtojnë 2 binjakë
06/01/2011 Vlorë, ceremonia në shtëpinë e gjyshes, në Berat të vegjlit nxirren nga nëna
Dy të miturit, të cilët humbën jetën në orët e para të mëngjesit të së martës, Prishila dhe Kristaq, janë përcjellë dje për në banesën e fundit. Të shumtë kanë qenë banorët dhe të afërm, të cilët kanë nderuar 2 të vegjlit, të cilët u asfiksuan në banesën e tyre në qytetin e Vlorës, dy ditë më parë.
Varrimi
Dëmtimi total i banesës si dhe problemet ekonomike, bënë që trupat e dy të miturve të dilnin prej shtëpisë së gjyshes në fshatin Bestrovë, disa kilometra nga qyteti i Vlorës. Kanë qenë të shumtë ata që kanë marrë pjesë në ceremoninë mortore të të miturve, nga banorët të fshatit, të afërm, por edhe banorë, të cilët kishin marrë vesh për tragjedinë. Edhe pse e parashikuar të niste në orën 10:00, dalja e trupave u bë në orën 11:00, ndërkohë që në shpalljet e lajmërimeve funerale nuk ishte vendosur as fotografia dhe as emrat apo vendi i varrimit për fëmijët duke bërë që njoftimi të bëhej nëpërmjet miqve. Dy arkivolet e vegjël, ngjyrë e bardhë përshkuan të gjithë fshatin Bestrovë deri në varreza në supet e të afërmve të të miturve.
Shpëtojnë binjakët
Ndërkohë në Berat një banesë rome në qytetin e Beratit u përfshi nga flakët pasditen e djeshme duke u shkrumbuar krejtësisht, ndërkohë që kanë shpëtuar për mrekulli dy fëmijë binjakë trevjeçar. Pasditja e djeshme ka qenë fatale për familjen rome në këtë qytet, pasi zjarri është shfaqur në banesën e tyre rreth orës 15:30 minuta, ndërkohë që me gjithë ndërhyrjen në kohë të repartit të zjarrfikëses shtëpia është djegur krejtësisht. Burime pranë Repartit të Zjarrfikëses dhe Shpëtimit në këtë qytet bëjnë me dije se, ka qenë një telefonatë e mbërritur në zyrën operative ku ka lajmëruar këtë repart se një banesë në lagjen "30 Vjetori" të këtij qyteti është përfshirë nga flakët. Pas marrjes së informacionit kanë mbërritur menjëherë në banesën e përfshirë tërësisht nga flakët punonjësit zjarrfikës. Bëhet fjalë për një banesë rome që ndodhet në lagjen periferike të qytetit të Beratit, nga konstatimet e para është mësuar se banesa e Kudret Brahimit ishte përfshirë nga flakët, ndërkohë që bashkëshortja Qëndrime ka arritur të shpëtojë dy binjakët e saj trevjeçar që ndodheshin vetëm në banesë në momentin e rënies së zjarrit. Ndërsa vet nëna e dy fëmijëve ka pësuar lëndime të lehta. Kanë qenë punonjësit zjarrfikës, të cilët kanë mundur të vënë nën kontroll flakët e zjarrit duke mos lejuar përhapjen e tyre në banesat e tjera të lagjes, të cilat ndodhen shumë pranë banesës në flakë, ndërkohë që shtëpia e familjes Brahimi është shkrumbuar krejtësisht. Nga verifikimet e kryera ka rezultuara se dëmi në banesë ka qenë i madh, pasi përveç djegies së orendive janë djegur dhe magazina me mall që tregtonin familjarët. Drejt vendit të ngjarjet kanë mbërritur më pas ekspertët e policisë, të cilët kanë nisur hetimet për të mësuar shkaqet e rënies së këtij zjarri. Nga hetimet e para është mësuar se shkak për rënien e këtij zjarri ka qenë soba ngrohëse me dru tubat e së cilës kanë përcjellë flakët fillimisht në tavanin prej druri, ndërsa më pas në të gjithë shtëpinë.