E Diel, 1 Nëntor 2026

Regjistrimi fillestar kur nuk rrezikohet marrja e certifikates se pronesise



Prej pak kohesh pasurite e paluajtshme i jane nenshtruar nje procesi te ri regjistrimi ne Hipoteke. I njohur si procesi i regjistrimit fillestar shume prej pronareve e kane pare te veshtire rimarrjen e certifikates se pronesise pas verifikimit te prones. Gazeta Albania u vjen ne ndihme lexuesve te saj duke sjelle proceduren qe ndiqet ne kete proces ne menyre qe te mos humbasin te drejten per pronen. Sipas burimeve nga Hipoteka ne procesin e regjistrimit fillestar te nje prone i rendesishem mbetet dokumentacioni. Ky projekt mbeshtetet nga Banka Boterore dhe i gjithe procesi po monitorohet nga specialiste dhe eksperte te fushes.
Dokumentet
Te njejtat burime shpjegojne se per regjistrimin e nje prone dhe per berjen e saj te vlefshme nevojiten nje sere dokumentesh. Te rendesishme cilesohen te gjitha dokumentet e pronesise te leshuar nga komisionet e ngritura per zbatimin e ligjeve mbi privatizimet te cilat funksionojne qe nga viti 1991 e ne vazhdim. Dokumentet e leshuara pas vitit 1991 nga komisionet e kthimit e kompensimit te pronave qe kane lidhje me prona te kthyera apo te kompensuara fizikisht si dhe te gjitha dokumentet e kalimit te pronesise dhe te te drejtave te tjera reale mbi pronesine me kontrate shitblerjeje kontrate dhurimi akt trashegimie apo me vendim gjykate. Sipas procedurave te reja individet familjet dhe personat juridike private apo shteterore qe zoterojne keto dokumente pronesie por nuk kane te percaktuar ne to siperfaqen e pasurise se paluajtshme kane te drejte ti paraqesin regjistruesit te ZVRPP-se nje kerkese per regjistrim pronesie e cila duhet te shoqerohet me dokumentin e pronesise nje plan-vendosje apo gen-planin e pasurise deklaraten noteriale te pronareve fqinje qe vertetojne permbajtjen e kerkeses per pronesine dhe kufijte e pasurise qe pretendohet si dhe kopje te vertetuara nga noteri te dokumenteve te ndryshme qe mbeshtesin kerkesen per regjistrim shtojne me tej specialistet dhe eksperte e projektit te BB-se dhe ZQRPP-se.
Certifikata
Pasi plotesohet dokumentacioni i kerkuar nis pergatitja e karteles se pasurise se paluajtshme per pronen e gjithsecilit dhe dokumentohen kufijte e kesaj prone ne harten treguese te regjistrimit. Sipas burimeve eshte shume e rendesishme qe secili pronar te verifikoje saktesine e karteles dhe hartes treguese te regjistrimit te prones gjate procesit te regjistrimit te pasurive te paluajtshme. Me pas informacioni i regjistruar ne kartelen e prones dhe harta treguese e regjistrimit afishohen publikisht nga ne nje ambient brenda zones kadastrale dhe rrine te afishuara per 45 dite me radhe. Ky moment cilesohet si shume vendimtar per mbarevajtjen e metejshme te procesit te regjistrimit. Pas ketij afati gjithcka do te kryhet
perkundrejt pagesave. Ne rast se ndokush konstaton pasaktesi gjate periudhes se afishimit publik pronaret duhet te paraqesin menjehere nje kerkese me shkrim te personi i autorizuar nga kompania per afishimin publik ku te pershkruhen me hollesi pretendimet mbi cdo gabim ose pasaktesi qofte edhe nje shkronje ne emer qe mund te jete vene re. Kerkeses duhet ti bashkengjitet edhe dokumentacioni qe verteton pretendimin e secilit. Brenda periudhes 45-ditore te afishimit duhet qe serish pretenduesi te verifikoje nese zgjidhja e pretendimit eshte pasqyruar ne listat dhe hartat e afishuara. Pas periudhes 45-ditore vjen casti qe gjithsecili merr dokumentin qe e ben pronar. Ne kete rast per pasurite qe nuk ka pasur pretendime ose qe pretendimet jane zgjidhur jepet Certifikata per Vertetim Pronesie dhe poseduesit e te drejtave te tjera reale te pasurise qira hipotekim servitude pajisen me certifikaten perkatese.

Afatet dokumentet dhe tarifat e aplikimit

Qytetaret qe kane probleme me dokumentacionin e tyre duhet te ndjekin nje procedure te re per regjistrimin e pasurise se tyre te patundshme. Burime prane kesaj zyre shpjeguan se ata pronare te cilet nuk kane te percaktuar siperfaqen e prones ne dokumente mund ta rregullojne ate vetem me anen e nje kerkese. Procedura e re sakteson se individet familjet dhe personat juridike private apo shteterore qe zoterojne keto dokumente pronesie por nuk kane te percaktuar ne to siperfaqen e pasurise se paluajtshme kane te drejte ti paraqesin regjistruesit te ZVRPP-se nje kerkese per regjistrim pronesie ne menyre qe te filloje procesi i regjistrimit. Kjo kerkese duhet te shoqerohet me dokumentin e pronesise nje plan-vendosje apo gen-planin e pasurise deklaraten noteriale te pronareve fqinje qe vertetojne permbajtjen e kerkeses per pronesine dhe kufijte e pasurise qe pretendohet si dhe kopje te vertetuara nga noteri te dokumenteve te ndryshme qe mbeshtesin kerkesen per regjistrim. Vetem pasi te jene dorezuar te gjitha keto dokumente specialistet e ZVRPP-ve mund te fillojne procedurat per saktesimin dhe regjistrimin e kesaj prone deri ne leshimin e certifikates se pronesise.

Sherbimet
Per te gjitha sherbimet qe kryen Zyra per Regjistrimin e Pasurive jane percaktuar kode per shkak te sistemit te ri elektronik.
Hipoteka ka percaktuar kodet dhe sherbimet per dokumentet qe sherbejne per kalimin e pronesise informacionin regjistrimin dhe fshirjen e barreve regjistrimin e pasurise truall/ ose ndertese te fituar ne baze te 28 proceseve ligjore qe jane te parashikuara ne formular. Se fundi dokumentet per regjistrimin fillestar te pasurise. Ne tabelen qe permban verifikimet e dokumenteve jane te perfshira verifikimet e aktit administrativ verifikimet e aktit noterial e vendimit gjyqesor. Po keshtu per te gjitha ato raste kur kemi te bejme me nje vendim me ane te te cilit paraqitet fitim pronesie me trashegimi si dhe kur behet fjale per kundershtim te vendimit te komisionit te kthimit dhe kompensimit te pronave.

Fazat e procesit te regjistrimit te pasurive te paluajtshme

1. Mbledhja dhe saktesimi i dokumentacionit ku perfshihen
Grumbullimi i dokumentacionit
Fushata per informimin e publikut
Fotografimi/skanimi i dokumentare
Regjistrimi sporadik i perfshire ne regjistrimin fillestar
Azhornimi i hartave treguese dhe Librit te Ngastrave
Pergatitja e kartelave te pasurive
Monitorimi i fazes I nga ZVRPP dhe ZQRP dhe aprovimi i punes

2. Pergatitja e hartes dhe karteles se pasurive te paluajtshme ku perfshihen
Printimi i pare i informacionit mbi pasurite e regjistruara
Afishimi publik i informacionit mbi pasurite e regjistruara
Analiza e kerkesave/verejtjeve te pronareve dhe plotesimi apo korrigjimi i gabimeve te mundshme
Monitorimi i fazes II nga ZRRPP dhe ZQRPP dhe aprovimi i punes

3. Afishimi publik-45 ditor saktesime dhe verifikime ku perfshihen
Printimi i dyte - harta treguese e regjistrimit - kartelat - lidhja e karteles
Legalizimi i regjistrimit fillestar nga ZRRPP

4. Marrja e certifikates se pronesise ne baze te kerkeses se pronarit prane zyres vendore te regjistrimit te pasurive te paluajtshme ZVRPP ku perfshihet
Dorezimi i dokumentacionit ne ZRRPP dhe ZQRPP

31 Gusht 2010

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›