E Shtunë, 31 Tetor 2026

Legalizimet formulari i fundit qe duhet te plotesohet ne Hipoteke



Te gjithe ata qytetare qe kane marre lejen e legalizimit nga ALUIZNI duhet te plotesojne edhe nje formular te fundit per tu kthyer ne pronare te ligjshem te prones qe kane. Ky formular plotesohet ne bashkepunim me inspektoret e ALUIZNI-t dhe me pas firmoset nga kreu i ketij institucioni. Plotesimi i ketyre detajeve duhet te behet brenda nje afati prej 15 ditesh nga paraqitja e kerkeses te jape informacion te plote me te gjitha pershkrimet e nevojshme per plotesimin e ketyre rubrikave.
Procedura
Te gjitha pronat e miratuara gjate procesit te legalizimit nga Agjencia e Legalizimit Urbanizimit dhe Integrimit te Zonave e Ndertimeve Informale tashme duhet te kalojne edhe ne Hipoteke qe te quhen te ligjshme. Sipas burimeve procesi fillon nga ALUIZNI i cili brenda dhjete diteve fillon zbatimin e procedurave te regjistrimit te pasurise se paluajtshme objektit dhe parceles ndertimore. Zyra Vendore e Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme ZVRPP brenda nje periudhe 30-ditore sipas kerkeses se Drejtorise Rajonale te ALUIZNI-t dergon nje informacion te hollesishem me numrat e zones kadastrale dhe te pasurive si dhe me dokumentacionin perkates hartografik ne funksion te regjistrimit te objekteve te perfshira ne proces legalizimi. Pas kesaj faze nis edhe regjistrimi zyrtar i pronareve te rinj te cilet duhet te plotesojne edhe disa dokumente te tjera.
Formulari
Personat qe do te plotesojne formularin duhet te tregohen te kujdesshem ne te dhenat qe do te japin per shkak se nga keto varet procedura e regjistrimit. Sipas specialisteve nese jepen te dhena te sakta atehere dhe procesi i regjistrimit per te gjitha pronat e legalizuara do te vijoje normalisht. Zyra Qendrore e Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme ne permbushje te ligjit per regjistrimin e pasurive te paluajtshme dhe te vendimeve te Keshillit te Ministrave ka hartuar nje udhezim te brendshem per regjistrimin e pasurive te paluajtshme te fituara me ane te ligjit per legalizimin urbanizimin dhe integrimin e zonave te ndertimeve informale. Udhezimi u eshte shperndare te gjitha zyrave vendore te regjistrimit te pasurive te paluajtshme te cilat tashme do ta kene me te lehte procedimin e regjistrimit te pasurive te legalizuara duke permbushur detyrimet ndaj qytetareve ne nje kohe me te shpejte. Qytetari i cili ka marre nje leje legalizimi nga Agjencia Rajonale e Legalizimit do te informohet nga kjo e fundit per percjelljen e dokumentacionit nga ana e saj prane ZVRPP-se perkatese. I interesuari ne kete moment duhet te paraqitet prane ZVRPP-se perkatese me njoftimin e ALUIZN-it dhe te beje pagesen e tarifes se sherbimit prane sporteleve te ZVRPP-se. Zyrat vendore te regjistrimit te pasurive te paluajtshme duke filluar qe nga ky moment duhet ta shqyrtojne kerkesen brenda 15 diteve. ZVRPP-te nuk kane te drejte ti dergojne qytetarit akt verifikimi dhe per cdo lloj paqartesie apo mungese dokumentacioni duhet ti drejtohet Zyres Rajonale te Legalizimeve.

Certifikata
Ne perfundim te procesit qytetari do te pajiset me Certifikate Pronesie ne rastet kur zona eshte ne Sistemin e Ri te Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme ose me Vertetim Pronesie ne rastet kur zona perkatese nuk eshte ne Sistemin e Ri te Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme. Ne rastet kur zyrat vendore te regjistrimit te pasurive te paluajtshme nuk do te permbushin detyrimet ndaj qytetareve do te kene sanksione administrative nga ana e Zyres Qendrore te Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme. Udhezimi i miratuar parashikon regjistrimin e lejeve te legalizimit ne te gjitha rastet qe mund te shfaqen si ne rastet kur pasuria e legalizuar ndodhet ne pronesi te atij qe ka ndertuar ne rastet kur pasuria e legalizuar ndodhet ne nje parcele qe eshte ne pronesi te shtetit dhe ne rastet kur pasuria e legalizuar ndodhet ne nje parcele ne pronesi private. Ne rastin e fundit do te procedohet kalimi i pronesise nga privat ne shtet ne baze te VKM-se per shpronesimet dhe me pas do te regjistrohet leja e legalizimit.

S

4 Shtator 2010

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›