E Diel, 1 Nëntor 2026

Parkimi me pagese gjobiten me 7 mije leke qytetaret qe nuk pajisen me faturen e parkimit



Gjoba dhe penalitete per te gjithe qytetaret qe parkojne makinen pa u pajisur me faturen e parkimit. Duke filluar nga 15 gushti ku ne disa zona te Tiranes Bashkia filloi zbatimin e projektit pilot per parkimin me pagese inspektoret e Bashkise penalizojne ne masen 7 mije leke dhe me bllokim te automjeteve me karroatrec te gjithe qytetaret qe nuk paguajne faturen e parkimit. Nese nje qytetar ka parkuar makinen ne nje nga dy zonat ku ka nisur zbatimi i projektit te parkimit me pagese dhe nuk ka prere bileten ne pikat e shitjes makina e tij merret me karroatrec dhe cohet ne nje nga vendet e percaktuara per bllokimin e ketyre automjeteve. Projekti i mesiperm u krye per te realizuar fillimin e aplikimit te pageses se tarifes se parkimit 100 leke ora miratuar nga Keshilli Bashkiak i qytetit. Sipas drejtuesve te Transportit ne Bashki ky projekt synon gjithashtu te lehtesoje trafikun e kryeqytetit duke u dhene keshtu perparesi kembesoreve dhe levizjes me transportin publik. Per tu lehtesuar blerjen e fatures se parkimit jane vendosur disa pika shitjeje ne afersi te vend-parkimeve publike me pagese te parashikuara ne kete projekt pilot. Pikat e shitjes jane vendosur ne distanca te aferta duke u mundesuar qytetareve lehtesine e pajisjes me bilete ne cdo moment qe ata do te vendosin te parkojne mjetet e tyre ne zonat e mesiperme zona te cilat jane te pajisura edhe me sinjalistiken e nevojshme rrugore. Strukturat e Policise Bashkiake cdo dite po bejne kontroll dhe po marrin masat perkatese administrative. Per kundervajtesit e sistemit po aplikohen sanksionet e parashikuara ne Kodin Rrugor sanksione te cilat arrijne deri ne heqjen e mjetit me karroatrec.

Gjoba

Per ta marre serish makinen e tij qytetari te cilit i eshte sekuestruar makina duhet te paguaje 7 mije leke plus gjoben qe nuk u pajis me faturen e parkimit. Ne te kundert nuk lejohet zhbllokimi i automjetit. Qytetaret qe parkojne makinat ne zonen ku perfshihen dy anet e bulevardit Deshmoret e Kombit duke filluar nga kompleksi i ministrive deri te sheshi Nene Tereza bulevardi Gjergj Fishta nga ura e madhe e Dajtit deri te ura Deshmoret e 4 Shkurtit dhe qe nga kryqezimi i rruges Myslym Shyri me rrugen Deshmoret e 4 Shkurtit deri tek ura e re qe lidh zonen e ish-Bllokut me zonen e parkut Rinia duhet te paguajne bileten qe kushton 100 leke per ore. Edhe ne zonen tjeter te perfshire ne projekt qe eshte zona perpara stadiumit Qemal Stafa e njohur si sheshi Italia me te gjitha rrethimet e tij si nga krahu lindor krahu verior dhe nga krahu perendimor qytetaret duhet te presin bileten e parkimit ne te kundert mosprerja e fatures u kushton shume shtrenjte kujtdo. Bashkia e Tiranes ne fillim te zbatimit te ketij projekti beri te ditur se ne rast se detyrimet nuk do te paguhen atehere do te kete dhe masa administrative nga gjobat deri ne bllokim te automjetit. Por nga ky institucion nuk u be e ditur asnjehere se sa do ishte masa e gjobave qe duhet te paguanin qytetaret ne rast se nuk zbatonin rregullat e parkimit.

Zonat

Projekti pilot ka filluar qe ne daten 15 gusht dhe perfshin keto zona kryesore dy anet e bulevardit Deshmoret e Kombit aty ku lejohet parkimi d.m.th. jo para institucioneve qeveritare dhe vendqendrimeve te autobuseve dhe taksive duke filluar nga kompleksi i ministrive deri te sheshi Nene Tereza bulevardi Gjergj Fishta nga ura e madhe e Dajtit deri tek ura Deshmoret e 4 Shkurtit dhe qe nga kryqezimi i rruges Myslym Shyri me rrugen Deshmoret e 4 Shkurtit deri tek ura e re qe lidh zonen e ish-Bllokut me zonen e parkut Rinia. Gjithashtu zona tjeter eshte zona perpara stadiumit Qemal Stafa e njohur si sheshi Italia me te gjithe rrethimet e tij si nga krahu lindor krahu verior dhe nga krahu perendimor. Sipas strukturave te Policise Bashkiake te Tiranes qellimi eshte ngritja e nje sistemi te ri administrimi te parkimit ku te ndahet sistemi i shitjes se biletes nga sistemi i kontrollit.

Pagesa

Autobuse te te gjitha llojeve 100 leke/ore
Autotaksi 8 - 10 vende 20 leke/ore
Minibuse te tjera te cdo lloji 30 leke/ore

Autoveturat shteterore dhe private
Zona A 100 leke/ore
Zona B 40 leke/ore
Zona C 20 leke/ore

Kamionet
Deri 3.5 tone 10 leke/ore
Mbi 3.5 deri 8 tone 15 leke/ore
Mbi 8 deri ne 14 tone 20 leke/ore
Mbi 14 tone 50 leke/ore

Zjarret Ministria e Mjedisit Shkak neglizhenca e vendoreve

Ministria e Mjedisit fajeson pushtetin vendor per neglizhence ne shuarjen e zjarreve dy ditet e fundit. Nga te dhenat me te fundit te Ministrise se Mjedisit ne rrethin e Sarandes nga 28-30 gushti ka pasur rreth 7 raste zjarresh ku per nje rast ne zonen e Grazhdanit eshte ndaluar dhe nje person per zjarrvenie te qellimshme. Nderkohe ne rrethin e Tepelenes gjate ketyre diteve jane izoluar rreth 8 vatra zjarri ne Himare 6 raste ne Fier nje ne Kukes 2 vatra ne Puke nje ndersa ne rrethin e Tropojes jane fikur te gjitha vatrat qe kane qene aktive gjate dates 28 gusht. Persa i perket dites se hene autoritetet e Ministrise se Mjedisit nuk raportojne zjarre aktive ne kete rreth. Ditet e fundit ka pasur zjarre ne rrethin e Korces Tiranes Malesise se Madhe Gjirokastres Permetit te cilat nuk kane shkaktuar deme fale nderhyrjes se shpejte te Sherbimit Pyjor ne disa raste eshte shfrytezuar dhe nderhyrja e ushtrise. Nje zjarr i fuqishem ka rene ne komunen e Kastratit dhe ka prekur rreth 5 km lineare peme frutore ne Bajze pikerisht ne afersi te ish- fermes se vreshtave ku aktualisht eshte e mbuluar me bimesi kryesisht peme frutore dhe shkurre. Per shkak te eres se forte zjarri eshte perhapur me shpejtesi duke krijuar disa vatra te cilat krahas zones fushore kane perfshire dhe malin i Jeranit ku shtrihen fshatrat Vukpalaj e Zagore. Per shuarjen e tij fillimisht kane nderhyre tri mjete zjarrfikese dy te Malesise se Madhe dhe nje nga Shkodra e me pas jane perfshire edhe banoret e zones. Ka bere deme shume te medha ne pemet frutore dhe kryesisht ne shkurre. Ne disa arra ka pasur te mbjella edhe sherebel. Persa u perket demeve neper shtepi nuk ka pasur. Zjarri eshte i permasave te medha. Banoret jane lajmeruar ndersa nje pjese e tyre jane gati te largohen nga shtepite nga momenti ne moment nese zjarri vazhdon - tha kryetari i komunes Kastrat Gjovalin Vneshti. Per shkak te shtrirjes se madhe te flakeve ne aksionin per fikjen e tyre u angazhuan edhe forcat operative te ushtrise te repartit te Vaut te Dejes te cilat kane nderhyre kryesisht ne zonat e thella ne malin e Jeranit ku terreni i veshtire dhe era e forte pengonte depertimin e mjeteve zjarrfikese.

31 Gusht 2010

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›