Diplomacia europiane diskuton nesër për Veriun e Kosovës
PRISHTINE- Diplomatë të 26 shteteve evropiane si dhe të SHBA-së do të diskutojnë nesër në Prishtinë edhe për veriun e Kosovës. Ata pritet të formulojnë një qëndrim të përbashkët. Nëse Serbia dëshiron të marrë statusin e kandidatit për në BE, duhet të prodhojë rezultate konkrete. Nënsekretari William Burns ka përmendur dialogun, strukturat serbe të sigurisë në veri dhe bllokimin e eksportit të mallrave kosovare, shkruan gazeta “Express”.
Me gjithë arrestimin e kriminelit Ratko Mladiç, Serbia ka ende pengesa për të marrë statusin e vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, synim që dëshiron ta arrijë kah fundi i këtij viti.
Shtete të mëdha perëndimore tanimë e kanë paralajmëruar publikisht lidershipin serb se Beogradi duhet të përmbushë disa kushte që kanë të bëjnë me Kosovën nëse dëshiron të përparojë në rrugën drejt BE-së.
Për këto çështje ka folur nënsekretari amerikan i shtetit për çështje politike, William Burns, në Samitin e Kroacisë në Dubrovnik, para kryeministrave dhe zyrtarëve të shteteve të Ballkanit.
“Qeveria e SHBA-së përkrah pikëpamjen e disa shteteve anëtare të BE-së, që nëse Serbia dëshiron të avancojë me kandidaturën për në BE këtë vit, dialogu duhet të prodhojë rezultate konkrete, jo vetëm për çështjet teknike që janë duke u diskutuar, por edhe rreth çështjeve që kanë të bëjnë me veriun e Kosovës”, - ka thënë Burns gjatë fjalimit të tij në Dubrovnik.
Pikërisht për këto çështje do të diskutohet edhe nga diplomatë të 27 shteteve, anëtare të Grupit Drejtues Ndërkombëtar (ISG), të martën në Prishtinë. Ky grup shtetesh është mandatuar të mbikëqyrë zbatimin e Planit Ahtisaari, përmes ICO-së dhe shefit të saj Pieter Feith. Mbajtjen e këtij takimi e ka konfirmuar Andy McGuffie, zëdhënës i ICO-së.
(m.a/BalkanWeb)