Lamtumira diplomatit amerikan Ricard Hollbruk
Presidenti Obama tha se Ricard Hollbruku ishte nje diplomat i jashtezakonshem i cili i sherbeu vendit te tij deri ne momentet e fundit te jetes.
E verteta per forcen e tij shtrihet nga Delta e Mekongut ne bisedimet e paqes ne Paris ai hapi rrugen per normalizimin e marredhenieve tona me Kinen ne sherbimin e tij si ambasador i Shteteve te Bashkuara ne Gjermanine e bashkuar ne rolin per vendosjen e paqes ne Ballkan ne forcimin e marredhenieve tona me Kombet e Bashkuara dhe punen kembengulese per avancimin e paqes dhe perparimit ne Afganistan dhe Pakistan.
Hollbruku u rrezua ne nje takim me Sekretaren Hillari Klinton ne Departamentin e Shtetit me 11 dhjetor. Ai vdiq dy dite me vone ne moshen 69-vjecare. Suksesi i tij me i madh konsiderohet ai i vitit 1995 kur bindi te dy palet ne konfliktin e pergjakshem ne Bosnje-Hercegovine te pranonin kushtet e Marreveshjeve te Paqes te Dejtonit. Me memorialin e mbajtur dje zoti Obama tha se vendosmeria dhe largpamesia e Hollbrukut per funksionimin e botes ishte forca kryesore qe ndihmoi ne realizmin e marreveshjes se Bosnjes.
Gershetimi i atij realizmi dhe idealizimin qe ka perfaqesuar gjithmone ate qe eshte me e mira ne politiken e jashtme amerikane ishte ne zemer te punes se tij ne Bosnje kur negocioi dhe hartoi por edhe kercenoi ne te njejten kohe deri sa paqja u be rezultati i vetem i mundshem.
Ricard Hollbruku e filloi karrieren e tij ne vitet lsquo60 si perfaqesues i Agjencise Amerikane per Zhvillimin Nderkombetar ne Vietnamin e Jugut. Ai u punesua ne Departamentin e Shtetit dhe punoi per ambasadoret amerikane ne Saigon. Para moshes 30-vjecare Hollbruku ishte anetar i delegacionit amerikan ne bisedimet e paqes ne Paris.
Me pas ai punoi me Korpusin e Paqes ne Marok sherbeu si keshilltar i kandidatit demokrat Xhimi Karter ne fushaten e tij per president ne vitin 1976 dhe mbajti post ekzekutiv ne nje firme investimesh ne Uoll Strit. Hollbruku sherbeu si ambasador i Shteteve te Bashkuara ne Gjermani dhe ne Kombet e Bashkuara dhe me ne fund si perfaqesues i posacem i Presidentit Obama ne Afganistan dhe Pakistan. Presidenti tha dje se Hollbruku pati nje ndikim te madh dhe te perhershem ne diplomacine amerikane dhe tek kushdo qe u prek prej saj.
Trashegimia e tij shihet tek femijet ne Bosnje qe mbijetuan per te krijuar familjet e tyre ne nje Evrope qe eshte paqesore e bashkuar dhe e lire si dhe tek djemte dhe vajzat e reja nga krahinat fisnore te Pakistanit te cileve ai u premtoi miqesine e vendit tone dhe besimin ne rolin qe Amerika vazhdon te luaje si fanar per te gjithe ata te aspirojne te jetojne te lire dhe me dinjitet. Ne eulogjine e tij Presidenti Obama njoftoi krijimin e nje cmimi vjetor me emrin e Hollbrukut per te nderuar sherbimin e shkelqyer ne diplomacine amerikane. Ish-presidenti Bill Klinton dhe e shoqja Sekretarja aktuale e Shtetit Hillari Klinton ishin mes atyre qe folen ne ceremonine perkujtimore.