PS: Qeveria peng korrupsionit, gratë më 8 Mars në protestë
TIRANE- Partia Socialiste akuzon qeverisjen se është peng i korrupsionit dhe i grabitjes së pasurisë publike, një arsye më shumë kjo që gratë të dalin të protestojnë më 8 mars. Deputetja socialiste Ermelinda Meksi denoncoi sot uljen e nivelit të eksporteve dhe rritjen e cmimeve që kanë ndikuar, sipas socialistëve në varfërimin e shqiptarëve.
Sipas Meksit, eksportet në Janar 2011 kundrejt 2010 janë ulur në një masë alarmante – nga 9.6 Miliardë lekë vjet, në 7.8 miliardë.
"Ndërsa flitet për mrekulli ekonomike, ajo që duket haptazi është një qeverisje peng i korrupsionit e grabitjes së pasurisë publike, që detyrohet të mbushë arkën me tjetërsimin e nxituar dhe ineficient të pronës publike, duke vënë gjoba që rrisin çmimet e duke shtuar taksat. Filozofia e pushtetit është demagogjia dhe mashtrimi që e paguajnë qytetarët. I gjithë faji eshte i Sali Berishës", deklaroi deputetja Meksi.
Sipas deputetes socialiste "një ekonomi e suksesshme duhet të reflektojë rritje të ardhurash. Por, duke parë realizimin e buxhetit 2010, vërehet se rritja e tyre rezulton jo nga rritja e të ardhurave tatimore, por vetëm nga dy zëra: të ardhurat nga doganat dhe të ardhurat jo-tatimore”.
(s.g/balkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: PS: Qeveria peng korrupsionit, gratë më 8 Mars në protestë