Shkodër, arrestohet 40-vjeçari, i kërkuar për plagosje

Uniformat blu të qytetit të Shkodrës ekzekutuan sot urdhër-arrestin e lëshuar nga Prokuroria për një person të shpallur në kërkim për plagosjen e rëndë të një personi tjetër.
Personi i arrestuar është 40-vjeçari Elmir Guri, banues në lagjen “Partizani”, të qytetit.
Ndalimi i Gurit u realizua për arsye se Gjykata e Shkodrës kishte vendosur në muajin prill të vitit të shkuar, masën e sigurisë arrest me burg për konsumimin e veprës, “Plagosje e rëndë të kryer në bashkëpunim”.
Shtetasi Elmir Guri, ne bashkëpunim, ka plagosur në këmbë me armë zjarri, shtetasin Edmond U, 31 vjec, banues ne Malësinë e Madhe.
Nga ana e policisë jane kryer të gjitha veprimet e duhura proceduriale dhe materialet ne ngarkim të tij, do i kalojnë për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Shkodër.