E Shtunë, 31 Tetor 2026

Korcë, pezullimi i lejeve të ndërtimit, Të djathët: Përgjegjësia e Peleshit

KORCË- Kreu i anëtarëve të djathtë të KRRT-së së Korcës Abdyl Drabo ka reaguar në lidhje me pezullimin e lejeve të ndërtimit në këtë qytet. Sipas tij bojkoti i mbledhjes së KRRT-së erdhi për faktin se kreu aktual Niko Peleshi nuk ka bërë mbledhje të KKRT-së, për tre muaj por po e bën tani në prag të fushatës.

“Ne duam tu themi qytetarëve të Korcës, pa u mbledhur 3 muaj KKRT-Ja, duke lënë qytetarët prapa derës suaj për të marrë lejet e ndërtimit, duke i mbajtur penga ata, përgjegjësia është vetëm e juaja. Duke mos dashur të bëhemi fasadë e politikave tuaja personale, pjesë e kësaj farse politike të dirigjuar nga ju. Ne nuk jemi pyetur për planin e qytetit ku ju doni të ndërtoni gradacelat, e vetmja gjë që kemi bërë ne është të mbrojmë interesat e qytetarëve dhe ta ruajmë këtë qytet larg interëesave të pista të klaneve të caktuara”,- tha ai.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›