Pranga grabitësve të selisë së PS-së në Laprakë
Arrestohen nga policia e Tiranës personat që vetëm pak ditë më parë grabitën selinë e PS-së në Laprakë.
Ndërkaq, duke iu referuar burimeve më të fundit të policisë, mësohet se janë prangosur dy të rinj dhe nje i trete eshte shpallur ne kerkim.
Ata janë Bilbil Marku, 22 vjeç dhe Ilijaz Jevgu 22 vjeç.
Aktualisht, nga Strukturat e Hetimit të Krimit, po punohet intesivisht për zbardhjen dhe dokumentimin e të tjerave vjedhjeve të realizuara nga ky grup kriminal, me këtë tendencë kriminale.
Materialet hetimore në ngarkim të tyre do t`i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për konsumim të veprës penale të “Vjedhjes”.