E Diel, 1 Nëntor 2026

Regjistrimi i popullsisë, KLD, Spahiu: Jo mbi bazën etnike dhe fetare

TIRANË - Manipulimi dhe falsifikimi i dokumentave të shumë qytetarëve shqiptarë të zbuluar së fundi në lidhje me ndryshimin e kombësisë nuk vijnë vetëm nga vendimet e gjykatave, por edhe nga aktet administrative të lëshuara në zyrat e gjendjes civile. Denoncimi është bërë sot nga vet kreu i KLD-së Kreshnik Spahiu, i cili ka pasqyruar një sër faktesh ku për të njëjtin shtetas nga zyrat e gjëndjes civile janë lëshuar dy certifikata me kombësi të ndryshme dhe kjo pa një vendim gjykate.

‘Nga informacionet që këmi nga gjykatat, shumica e qytetarëve i kanë ndyshuar në rrugë administrative, nëpërmjet zyrave të gjendjes civile tek të cilat ka parregullsi serioze. Për këtë arsye ne i jemi drejtuar sot Drejtorisë së Përgjithshme të Gjëndjes Civile për të bërë një verifikim mbarë kombëtar të regjistrave të gjendjes civile, duke marrë sisteme reference për qytetarët të cilët rezultojnë me kombësi të ndryshme.’- është shrehur Spahiu.

Ndërkohë nënkryetari i KLD-së ka vijuar duke pasqyruar një sërë faktesh që vertetojnë abuzimet e gjendjes civile mbi regjistrimin e popullsisë.:- ‘Kemi marrë informacione mga shumë gjykata për qytetarë të cilët nga e njëjta gjëndje civile lëshohen certifikata për të njëjtin qytetar, por diku me kombësi shqiptare dhe nga e njëjta zyrë për të njëjtin person me kombësi greke. Apo për qytetarë të cilët me mijra vjet kanë figuruar më kombësi shqiptare dhe kur shkojnë në zyrën e gjendjes civile i thonë ti ke lindur në Gjirokastër dhe ti je greke. Ndërhyrjet në aktet e gjendjes civile bëhen vetëm me vendim gjyqësor, por nëqoftëse ato falsifikohen edhe procesit gjyqësor i shkakton një dëm shumë të madh, pasi shpesh herë proceset për ndryshime kombësie bazohen në akte të gjendjes civile.’

Sipas Spahiut shtyrja e procesit të regjistrimit të popullsisë për në muajin nëntor nuk përbën zgjidhjen e problemit.

‘Qëllimi ynë nuk ka qënë të shtymë procesin e regjistrimit të popullsisë. Është e nevojshme që Shqipëria të ketë një regjistrim të popullsisë. Është kopetencë e qeverisë shqiptare të realizojë apo të mos realizojë një regjistrim popullsie. Besoj se shtyrja mund të krijojë oportunitete, së pari për të pritur një vendim të gjykatës kushtetuese në lidhje me efektet e ligjit për gjendjen civile, së dyti mundësinë për të amenduar ligjin për regjistrimin e popullsisë, pasi ligji aktual nuk parashikon që të bëhet mbi baza etnike dhe fetare dhe së treti këto muaj duhen shfrytëzuar për të verifikuar cdo shkelje, manipulim, falsifikim, abuzim që është bërë me aktet e gjendjes civile.’- ka përfunduar Spahiu.

Nënkryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë prej kohësh ka denoncuar fenomenin e ndërrimit të kombësisë kryesisht ne jug të vendit, ndërkohë që ka shprehur rezerva dhe për ligjin e gjendjes civile që sipas tij i ka hapur rrugën ndërrimit të kombësisë nga gjykatat.

Aktualisht ligji për regjistrimin e popullsisë mbi baza etnike dhe fetare është dërguar për interpretim në gjykatën Kushtetuese nga gjykata e Sarandës.

(e.m/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›