Tirana do të vëzhgohet 24 orë në pikat kyçe, rritet siguria publike
28/02/2011 Projekti prezantohet nga ministri Basha. Pikat ku do të instalohen kamerat survejuese
TIRANË- Sistemi i videosurvejimit për të gjithë territorin e Tiranës do të mundësojë vëzhgimin pamor me kamera 24 orë në 24, për gjithë territorin e Tiranës, hyrjet dhe daljet e qytetit, kryqëzimet e rrugëve, vendndodhjet e shkollave, ambientet publike e social kulturore, bankat dhe tregjet e biznesit. Kjo u prezantua dje nga ministri i Brendshëm Lulzim Basha. “Parandalimi i krimit, zbulimi dhe ndjekja e tij, goditja dhe dokumentimi i tij do të kenë nëpërmjet këtij sistemi mbështetjen më të avancuar që teknologjia bashkëkohore ofron sot”,-u shpreh ministri Basha. Informacioni që ofron sistemi do të përcillet në kohë reale në qendrën operative, e cila e përcjell gjithashtu në mënyrë të menjëhershme tek forcat policore në terren. Ky sistem vëzhgimi do t’i vijë në ndihmë edhe shërbimit ambulator shëndetësor, shërbimit zjarrfikës dhe shërbimeve të tjera për qytetarët dhe komunitetin.
Projekti
Ministri Basha, në prani të kreut të Policisë së Shtetit Hysni Burgaj e kryepolicit të Tiranës Sajmir Muça, gjithashtu theksoi se “Ky sistem do të përmirësojë në mënyrë të ndjeshme sigurinë publike pranë shkollave, ambienteve publike, qendrave të biznesit dhe në rrugët e Tiranës dhe gjithashtu do të operojë në kushtet e mbrojtjes së privatësisë së qytetarëve bazuar në normat dhe standardet e Bashkimit Evropian. Projekti për vëzhgimin e territorit të Tiranës do të fillojë menjëherë nga zbatimi dhe faza e parë e tij do të përfundojë në muajin nëntor. Ky projekt do të adoptohet më tej edhe në qendra të tjera të mëdha të vendit, në Durrës, Vlorë, Fier, Shkodër, Korçë dhe Elbasan. Bashkëpunimi i policisë me komunitetin dhe në shërbim të komunitetit, është dhe mbetet rruga e vetme për të shënuar suksesin e këtij projekti për forcimin e mëtejshëm të rendit dhe sigurisë publike për qytetarët e Tiranës dhe të gjithë vendit”. Gjithashtu Basha u shpreh se përdorimi në rritje i teknologjisë së informacionit dhe dixhitalizimi i shërbimeve mundësuan arritje të mëdha për qytetarët shqiptare, ndër të cilat më e prekshmja lëvizja e lirë në zonën Shengen. Projekti, i ideuar me objektivin “Për një Tiranë të sigurt evropiane” u prezantua në prani të përfaqësuesve të pushtetit vendor, Policisë së Shtetit, Ministrisë së Arsimit, universiteteve, institucioneve bankare, shoqërive të sigurimeve, shoqërive të biznesit etj.