E Diel, 1 Nëntor 2026

Regjistrimi i popullsisë, Cana mbështet Spahiun

Futbollisti i kombëtares shqiptare Lorik Cana është takaur sot me nënkryetarin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë Kreshnik Spahiu.
 

Në takimin me numrin dy të KLD-së, futbollisti Cana i ka shprehur mbështetjen e tij për debatin që ka nisur në vend për regjistrimin e popullsisë mbi baza etnije dhe feje.
 

Cana pasi ka firmosur petecionin kundër këtij regjistrimit ka theksuar se do të mbështesë kauzën e mbrojtjes së identitetit kombëtar.

Nënkryetari i KLD-së Spahiu i ka shprehur mirënjohjen Canës për mbështetjen dhe ka theksuar se kombësia është prona e 10 milionë shqiptarëve prandaj duhet të mbrohet.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›