Diploma e maturës do jetë edhe në anglisht
24/03/2011 MASH, gati formatin e ri të diplomave për gjimnazistët, vlefshmëria vetëm për këtë vit akademik
Maturantët do të mund të mbarojnë shkollën e mesme vetëm nëse arrijnë të marrin nota kaluese në të katër provimet e maturës shtetërore 2011. Në përfundim të këtyre provimeve ata do të pajisen me diplomën e maturës, e cila, sipas përcaktimeve të bëra deri më tani, do të jetë e ngjashme me formatin që jepet aktualisht për shkollat e larta. Kështu, maturantët e këtij viti nuk do të pajisen më me dëftesë pjekurie, por me diplomë, e cila do të faktojë mbarimin e studimeve të shkollës së mesme. Tashmë është menduar edhe formati që do të ketë diploma, e cila nuk do të jetë vetëm në gjuhën shqipe, por dhe në anglisht për t’u dhënë më shumë rëndësi, sikundër mund të përdoren edhe në rastet kur maturantët do të shkojnë jashtë vendit. Diploma në përmbajtje të saj do të ketë gjeneralitetet përkatëse të nxënësit, si dhe konfirmimin që ka mbaruar studimet e mesme në shkollën përkatëse. Ndërkohë bashkangjitur diplomës do të jetë edhe suplementi shoqërues, në të cilin do të evidentohen të gjitha rezultatet në nota të arritura nga maturanti gjatë katër apo pesë vjetve të shkollimit për të gjitha lëndët që ka studiuar. Po ashtu në suplementin apo listën e notave do të shënohen edhe rezultatet e arritura në katër provimet e detyruara të maturës 2011. Specialisti në Ministrinë e Arsimit Ndriçim Mehmeti bën me dije se diploma sikundër edhe suplementi do të kenë elemente të caktuara sigurie, në mënyrë që të jenë të pafalsikueshme. Gjithashtu Mehmeti tregon se në përmbajte të saj diploma do të konfirmojë se është e vlefshme vetëm për këtë vit shkollor, 2010-2011. Kjo do të thotë se në maturën e vitit të ardhshëm formati do të jetë i ngjashme, por do të ndryshojnë lëndët që do të listohen në to, duke qenë se do të diplomohen maturantët e parë pas aplikimit të sistemit të ri të arsimit të mesëm, i cili tashmë ka kaluar në trevjeçar, (duke qenë se arsimi i detyruar është bërë 9-vjeçar). Konkretisht, lëndët për maturantët e 2012 specifikohen në lëndë bërthamë dhe lëndë me zgjedhje, ndryshe nga ata që mbarojnë shkollën e mesme gjatë këtij vitit. Sipas përcaktimeve të bëra në rregulloren e provimeve të këtij viti, maturantët detyrimisht duhet të marrin të katër provimet për të marrë diplomën e maturës. E vetëm pasi të kenë marrë diplomën do të mund të vijojnë procedurën për pranimet në shkollat e larta publike. Ky kusht tashmë do të jetë i vlefshëm edhe për strukturat private, në të cilat do të kontrollohet cilësia e pranimeve. Konkretisht edhe për t’u pranuar në universitet private maturantët apo kandidatët e tjerë që do të aplikojnë duhet të kenë kaluar detyrimisht në të gjitha provimet e maturës dhe të jenë pajisur me diplomën. Lidhur me ciklin e pranimeve, ndonëse nuk është vendosur ende përfundimisht, është konfirmuar nga drejtues të dikasterit arsimor se për vitin që vjen kuotat e pranimeve në fakultet publike do të rriten me 10 për qind. Prioritet do të kenë degët e shkencave teknike, natyrore, gjuhët e huaja, shkencat e jetës, ekonomia dhe administrimi
Universitet italiane
Pedagogët shqiptarë mund të
konkurrojnë për të dhënë mësim
Stafi akademik shqiptar mund të konkurrojë për të fituar një të drejtë punësimi pranë universiteteve italiane. Burime zyrtare të Ministrisë së Arsimit bëjnë me dije se do të krijohen mundësi aplikimi pranë universiteteve italiane edhe për stafin akademik shqiptar të cilët gëzojnë tituj shkencor. “Sipas notës verbale të ambasadës italiane në kryeqytet të përcjellë pranë Ministrisë së Arsimit, konfirmohet se ligji mbi reformimin e universiteteve italiane parashikon që edhe pedagogët e huaj mund të konkurrojnë për të dhënë mësim pranë këtyre strukturave të arsimit të lartë. Kjo me kusht që të zotërojnë një pozicion universitar në vendin e origjinës, të barasvlershëm me atë për të cilin konkurrojnë në universitetet italiane”, - bëhet me dije nga Ministria e Arsimit. Në këto kushte, të gjithë pedagogët shqiptarë mund të interesohen pranë këtyre universiteteve për të ushtruar edhe atje profesionin. Në Itali ekzistojnë tri nivele të profesoratit universitar: “punonjës kërkimor”, “asistent profesor” dhe “profesor”.