Jeta e vrasësit të trefishtë, familjarët rrëfejnë të shkuarën e Besim Karajt
Emri i Besim Karajt, autorit të tragjedisë së Vidohovës në Devoll, prej ditësh është një prej më të lakuarve në media. Ai u vetëdorëzua në polici në tre ditë pas vrasjes. 37-vjeçari u vu në qendër të vëmendjes pas ngjarjes tragjike në Vidohovë. Po, natyrisht për të kuptuar tragjedinë e Vidohovës, duket kuptuar më parë se kush ishte Besim Karaj. Cila ishte e kaluara e tij dhe kush ishin rrethanat ?
Kunata e 37-vjeçarit, Bukurie Karaj zbulon në një rrëfim të jashtëzakonshëm për "Ora News" detaje nga jeta e Besim Karajt.
Kështu, varfëria detyroi që pas martesës, të shkojë të jetojë në Vidohovë, fshatin e bashkëshortes.
Ndërsa ndalet te ngjarja e rëndë e se premtes, Bukurie Karaj, tregon se ajo i kishte fillesat muaj më parë. Pasi kishte qëndruar për 5 muaj në burgjet greke, Besim Karaj është kthyer në shtëpi dhe ka mësuar nga vajza më e madhe tradhëtinë bashkëshortore.
Kunata e 37-vjeçarit zbulon edhe një tjetër fakt të pa bërë publik në media. Bukurie Karaj, thotë se ditën e krimit, 37-vjeçari është sulmuar nga vëllezërit Mulliri.
Besim Karaj, autori i tragjedisë së Vidohovës u vetëdorëzua të hënën në komisariatin e policisë në Fushë Krujë. Karaj vrau më datë 29 dy vellezërit Taulant dhe Xhiljon Mullirin, ndërsa më i vogli Etlevan Mulliri ndërroi jetë në spital.