E Diel, 1 Nëntor 2026

Regjistrimi i pronave në Grabian, banorët mund të verifikojnë të dhënat

TIRANË, 30 shtator /ATSH/  Ka nisur procesi i afishimit publik të të dhënave të Regjistrimit Fillestar të pronave në fshatin Grabian, Njësia Administrative Shushicë, Bashkia Vlorë, në Zonën Kadastrale 1826.

Agjencia Shtetërore e Kadastrës (ASHK) bën të ditur se banorët kanë mundësi të konsultojnë dokumentacionin e pasurive pranë ambienteve të Njësisë Administrative Shushicë, si edhe online përmes “Platformës së Afishimit Publik” në faqen zyrtare të ASHK-së.

Gjatë kësaj faze, të interesuarit mund të verifikojnë të dhënat e pasurive të tyre dhe të evidentojnë çdo pasaktësi të mundshme në dokumentacionin kadastral.

Banorët mund të paraqesin kërkesë me shkrim për korrigjimin e të dhënave që lidhen me pronën, sipërfaqen, emrat e pronarëve apo elementë të tjerë të pasqyrimit kadastral.

Afishimi publik është një fazë e rëndësishme e procesit të regjistrimit fillestar, pasi u jep mundësi qytetarëve të kontrollojnë të dhënat e pronave të tyre dhe të kërkojnë korrigjimin e pasaktësive përpara vijimit të procedurave të regjistrimit.

/e.xh/j.p/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›