Qendrimi i ri

Europa ka konsoliduar nje qendrim te ri te qarte dhe te unifikuar mes Komisionit Europian dhe te dyja aneve te spektrit politike ne PE
Nga Edi Rama
Europa ka konsoliduar nje qendrim te ri te qarte dhe te unifikuar mes Komisionit Europian dhe te dyja aneve te spektrit politike ne PE
Shqiperia eshte ne krize te thelle. Pra edhe per Europen ajo nuk eshte me ne ngerc po ne krize te thelle. Dhe spiralja e kesaj krize eshte gjithnje e me e rrezikshme per Shqiperine. Nderkohe qe Europa pret nga Shqiperia permbushjen e kritereve te Kopehagenit e thene ndryshe shkoqur rivendosjen e procesit politik ne binaret e demokracise. Misioni i te derguarit te posacem per krizen zoti Lajcak merr rendesi e peshe te vecante ne kushtet kur Europa tregon qarte se kerkon zgjidhje reale te vertete dhe demokratike te krizes.
Ne e vleresojme me shume mirenjohje shqetesimin serioz te Europes te Komisionit e te Parlamentit Europian te personalisht baroneshes Ashton ashtu sic u jemi po kaq mirenjohes edhe miqve dhe partnereve te pazevendesueshem amerikane per te njejtin shqetesim serioz lidhur me krizen ne Shqiperi. Shprehim te gjithe vullnetin tone per te kontribuar ne suksesin e perpjekjes se Europes per Shqiperine. Si gjithmone sdo te leme perpjekje pa bere ne cdo drejtim te mundshem te rruges se arsyes qe Shqiperia te dale nga kriza qe shqiptaret te mos vazhdojne te paguajne faturen perdite e me te larte shpirterore ekonomike e shoqerore te kesaj krize. E cila i ka rrenjet tek zgjedhjet e vjedhura e tek kusaria e shfrenuar e ketij pushteti qe reflektohet ne varferimin papunesimin pafuqine blerese te qytetareve ne kushtet e nje ekonomie qe sot perdite e me qarte duket se eshte ne shkaterrim te plote.
Duke rinenvizuar ate cka kemi thene gjithhere se ne nuk e kemi konsideruar kurre si te vlefshem opsionin e bojkotit te zgjedhjeve vendore rinenvizoj perseri edhe ne driten e debatit te djeshem ne Strasburg se per ne zgjidhja e plote e drejte dhe e qendrueshme e kesaj krize eshte kthimi i partive para gjykimit te popullit me zgjedhje te reja te lira e te ndershme. Largimi i ketij pushteti turpesh te pashembullta qe vodhi zgjedhjet per te vjedhur Shqiperine dhe se fundmi vrau per te vazhduar te vjedhe eshte nje domosdoshmeri per te dale nga kjo krize varferuese per cdo familje te zakonshme shqiptare.
Perballe regjimit vrastar te kusarise e te genjeshtrave ne do perdorim cdo rruge dhe mjet demokratik per rivendosjen e demokracise permes zgjedhjeve te reja te lira e te ndershme duke vazhduar demonstratat paqesisht por vendosmerisht duke u ballafaquar ne parlament ku padyshim nuk do te tolerojme asnje dhunim te dinjitetit te opozites duke u ballafaquar ne cdo hapesire lirie qe skemi ndermend tia leshojme dhunuesve te Kushtetutes e te ligjit ne pushtet.
Te premten ora 4 ne do te rikthehemi ne bulevardin Deshmoret e Kombit edhe ne emer te atyre qe u vrane ne 21 janar po edhe te atyre qe jane vrare me pare e per te cilet drejtesia seshte lene te beje drejtesi. Ne emer te atyre qe ne 21 janar u rrahen kot me kot dhe u torturuan egersisht ne Policine e Shtetit per interesat e pushtetit. Por edhe te atyre qe torturohen perdite nga veshtiresite e jeteses nga varferia nga papunesia nga cmimet e paperballueshme duke filluar nga buka e gojes. Ne emer te atyre qe genjehen dhe tallen perdite nga regjimi i kusarise shqiptare te zakonshem socialiste a demokrate apo pa parti te cilet edhe kur e shohin ne video ndyresine e Koalicionit te Turpit duhet te degjojne Saliun qe thote ajo qe pate seshte ajo qe pate ajo qe degjuat seshte ajo qe degjuat.
Kjo qeveri ka marre fund si qeveri e Shqiperise eshte vetem nje regjim i kusarise. Ja pse do dalim ne demonstrate ne 18 shkurt pasneser ne oren 4 dhe pse do ridalim perseri e perseri deri ne realizimin e zgjedhjeve te reja te lira e te ndershme.
Lajme te ngjashmeEdi Rama Duhen zgjedhje te parakohshmeRama Nuk bojkotojme zgjedhjet vendore pa ne nuk behenRama Nuk i bojkotojme zgjedhjet e 8 majitRama Te vertetat qe u fshihen europarlamentareveRama Prokuroria ka vullnet per te bere drejtesi Lidhjeedi rama