Regjistrohen 5 aksidente në Lushnje
Dita e sotme ka shënuar numrin më të madh të aksidenteve rrugore në qytetin e Lushnjes. Pesë të tilla fatmirësisht pa pasoja për jetën, kanë ndodhur brenda një ore në këtë rreth. Tre aksidente janë shënuar në kryqëzimin e stadiumit, ku një emigrant nga Italia është përplasur me katër automjete të tjera, dy prej të cilave ishin në parkim. Një tjetër aksident është regjistruar në kryqëzimin pranë postës së vjetër dhe i treti në të dalë të qytetit, shënojnë numrin rekord të aksidenteve rrugore brenda vijës së verdhë të qytetit.
Shkak i tyre sipas rrugorëve ka qenë shkelja e rregullave në qarkullim nga emigrantët të cilët hyjnë në trafik pa pasur parasysh asnjë sinjalistike rrugore. Aksidenti më i rëndë u shënua në Rrogozhinë ku një automjet me targa të huaja është përplasur me makinën e mbetjeve urbane. Për pasojë është plagosur rëndë drejtuesi i mjetit me targa italiane Shkëlqim Muça 33 vjeç nga Çerma e Lushnjes dhe pasagjeri Alfred Dupi. Të plagosurit janë dërguar në Spitalin e Lushnjes për të marrë ndihmën e parë mjeksore.