Cmimet ne Tirane arrijne kulmin
Fillimi i marsit shenoi nje tjeter rritje drastike, duke perfshire edhe produktet sezonale
Duket se rritja e cmimeve nuk ka kufi ne metropolin shqiptar. Diten e djeshme, cmimet e fruta-perimeve kane kaluar cdo cak, duke kapur nivele te paarritura me pare. Keshtu, nje kilogram speca eshte shitur me 300 leke, ndersa cmimi me e larte qe ky zarzavate ka arritur ndonjehere ka qene 260 leke kilogrami. Rritje kane pesuar te gjitha fruta-perimet dhe zarzavatet e tjera, duke tronditur ne kete menyre buxhetin e familjeve shqiptare.
Rritja
Ekspertet e ekonomise kishin parashikuar se pas rritjes se janarit, cmimet do te pesonin nje ulje te lehte. Por, nuk ishte e thene qe te ndodhte keshtu. Jemi ne fillim te marsit dhe cmimet sa vijne e rriten. Ne kete menyre, qytetaret shpenzojne me shume dhe blejne me pak. Kjo con ne varferimin jo vetem te kuletes se tyre, por edhe te asortimenteve te servirura ne tavoline. Si pasoje, amvisat detyrohen te pyesin ne disa vende kur dalin per te bere pazarin, per t'u munduar qe nje produkt ta gjejne te pakten 10 leke me lire. Jane me fat ata qe e kane shtepine afer tregjeve te shumices, sepse mund te kursejne disi, por qytetaret qe detyrohen te blejne ne tregjet e pakices, jane me te humburit ne kete rast. Po te besh nje vezhgim ne tregje, del se jane rritur jo vetem cmimet e produkteve ushqimore, por edhe te konsumit. Rritjen e ka konfirmuar edhe Ministria e Bujqesise, Ushqimit dhe Mbrojtjes se Konsumatorit, duke theksuar madje se cmimet jane me te larta ne Tirane, se ne asnje rreth tjeter.
Tregjet
Fakti qe te ben me shume pershtypje,. Eshte se, jo vetem produktet jo sezonale dhe ato te importuara, por edhe produkte qe prodhohen nga fermeret ne vend, jane mjaft te larta. Keshtu, tregtare te ardhur nga periferite e Tiranes, i shesin produktet e tyre po aq shtrenjte sa produktet e tjera. keshtu per shembull, nje kilogram qepe e njome, kushton plot 160 leke, shifer kjo mjaft e larte. Ndersa qepet e thata ane arritur ne kuoten e 110 lekeve kilogrami. Spinaqi shitet me 260 leke, patellxhani 260 leke, patatet 100 leke , ndersa sallata jeshile 170 leke kilogrami. Sipas qytetareve, ajo qe eshte me e keqja, lidhet me faktin se po kushtojne mjaft shtrenjte disa produkte baze, pa te cilet amvisat nuk mund te gatuajne asgje. "Kurre me pare nuk ka ndodhur qe patatja te kushtoje 100 leke, apo qepa e thashe 110 leke", thote Nadire Jaho, e cila shton se pa keto te dyja, kuzhina shqiptare nuk e koncepton gatimin. Pra, ndryshe nga vitet e tjera, rritja e sivjetshme e cmimeve nuk eshte vetem per produktet "e luksit", por edhe per ato baze.
Ndryshimi i cmimeve gjate muajit janar -mars 2011
Frutat dhe Perimet Ishte Behet (ne leke)
Domate 100 160
Kastravece 180 200
Patate 70 100
Qepe te njoma 120 160
Qepe te thata 80 100
Spinaq 230 260
Speca 250 30
Preshi 110 140
Patellxhane 200 260
Kunguj 200 250
Lulelaker 200 260
Brokoli 200 260
Sallata 150 170
Limoni 100 150
Molle 100 110
Mandarina 100 120
Rrushi 200 500
Portokalli 100 90
Dardha 200 250
Kivi 180 200
Shega 250 300
Geshtenja 100 500
Banane 30 35
Ushqime:
Vaji 210 260 Lek
Orizi 120 160
Sheqeri 110 140
Makaronat 70 90
Ullinj 200 350
Karburantet:
Benzine 165 171
Blue Diezel 165 170
Efekti "festa", vazhdon
Pas rritjes se pesuan produktet ushqimore gjate festave te fundvitit, qytetaret shqiptare shpresuan se, ashtu sic ndodhte rendom cdo vit, ato te pesonin nje ulje sado te lehte. Por kete vit, ka ndodhur krejt e kunderta. Ne vend qe te ulen, cmimet jane rritur. Vetem gjate muajit te pare te ketij viti, i cili ka pak dite qe eshte mbyllur, cmimet e fruta-perimeve jane rritur me mbi 30 per qind, krahasuar keto me cmimet e vendosura nga tregtaret gjate festave te fundvitit te vitit qe kaloi.