E Shtunë, 31 Tetor 2026

Regling njeriu qe do te shpetoje euron

Klaus Regling-ut i eshte dhene detyra e shpetimit te monedhes se perbashket europiane. Per kete qellim ne dispozicion te tij jane vene plot 440 miliarde euro dhe nje staf i madh me nepunes. Gjate javeve te fundit ai eshte pergatitur seriozisht per variantin me te keq te mundshem

Ne zyren e Klaus Regling asgje nuk te krijon pershtypjen se behet fjale per nje zyre ku flene 440 miliarde dollare ne pritje per tu aktivizuar ne rast nevoje. Mobiliet jane te perdorura raftet jane bosh dhe tapeti blu eshte i konsumuar. Muret kane nevoje per nje lyerje te re dhe kane ne to hapesira me ngjyre me te erret te cilat dikur ziheshin nga fotografi dhe harta. Por nderkaq Regling ka blere vepren e pare te artit te vetmin send personal qe ndodhet per momentin ne zyre dhe qe ze nje hapesire prej 25 metrash katrore. Eumlshte piktura e nje fshati idilik ne Bali te cilen e ka vendosur perballe tryezes se punes per te clodhur veshtrimin ne situatat e tensionuara dhe te stresuara qe parashikohen te jene te shumta ne kohet ne vijim. Nderkaq ai ka qene shume i zene per tu marre me shpetimin e monedhes se perbashket qe ka kaluar situaten me te veshtire kete vit qe nga krijimi i saj.

Gjithcka ka ndodhur shume shpejt deklaron 59-vjecari duke u perpjekur qe te thote se ka qene shume i zene per tu marre me rregullimin e zyres se tij qe ndodhet ne katin e trete te nje rruge ne Luksemburg. Regling ka qene kreu i paketes se shpetimit i caktuar per te nxjerre monedhen e perbashket nga veshtiresia ekstreme ne te cilen u vu ne fillim te ketij viti. Zyrtarisht zyra e tij njihet si Zyra Europiane e Stabilitetit Financiar EFSF dhe kjo zyre eshte hapur qe nga muaji qershor. Ekonomisti gjerman ka marre mbi vete nje pergjegjesi shume te madhe shume me te madhe nga cmund te mbajne supet e nje njeriu te vetem. Sidomos kur behet fjale per monedhen e nje kontinenti te tere. Lideret e 16 vendeve anetare te Eurozones presin prej tij qe te nderhyje me shpejtesi me parate shpetimtare ne rast se euroja do te kete serish probleme serioze mbijetese dhe kjo pergjate tre viteve te ardhshme. Kjo eshte edhe periudha qe kjo zyre do te funksionoje.
Organizimi i ri ka per synim qe tu asistoje vendeve kur ato kane nevoje urgjente fiskale dhe financiare. Nese ekonomia e ndonje vendi te Eurozones do te kete probleme ne huamarrjen e parave te reja Regling dhe zyra qe ai drejton do te behen prezente dhe do te nderhyjne. Procedura e rregulluar eshte e hartuar per te eliminuar nevojen per nderhyrje konkrete nga vendet anetare te Eurozones sic ndodhi ne rastin e nderhyrjes financiare ne rastin e krizes greke. Qeverite europiane edhe pse nuk shquhen fort per shpejtesi dhe nxitim kur vjen fjala per te vepruar ne nje situate te caktuar e ngriten kete fond ne nje kohe rekord. Ne fillim te majit kur sistemi financiar ishte ne prag te kolapsit si rezultat i turbullirave financiare qe e paten zanafillen e tyre ne rastin e Greqise kancelarja gjermane Merkel Presidenti Sarkozi dhe lideret e tjere te Eurozones rane dakord edhe ne prani te Bankes Qendrore Europiane dhe Presidentit te saj Trichet qe te krijojne nje instrument qe do te kete qellimin e vecante per shpetimin e monedhes euro. Ministrat e Financave e inauguruan kete organizem te ri ne fillim te qershorit. Regling emri i te cilit u permend menjehere si kandidati me i mundshem per te kryesuar kete zyre te tille emergjence mori nje telefonate ne darke permes se ciles iu percoll njoftimi se nese ai ishte i interesuar per punen duhet qe te vinte ne Luksemburg te nesermen. Regling ishte i interesuar dhe e pranoi ftesen. Ne Luksemburg u intervistova nga tre ministra Financash ne mengjes dhe me pas pasdite me dhane vendin e punes kujton gjermani. Ekonomisti do qe bashkimi monetar te funksionoje dhe ai beson ne dobine e ketij bashkimi dhe ne njefare menyre e konsideron kete monedhe si te ishte femija e tij. Ai ka bashkepunuar dhe ndervepruar me euron ne faza te ndryshme gjate karrieres se tij te gjate dhe e di fare mire se eshte personi i duhur ne vendin e duhur dhe mbi te gjitha ne kohen e duhur. Si shefi i departamentit te marredhenieve nderkombetare monetare ne Ministrine gjermane te Financave ai ka luajtur nje rol te madh ne hartimin e Paktit te Rritjes dhe Stabilitetit Europian ne vitin 1990. Vite me pas ka qene ne pozicionin e drejtorit te pergjithshem te ceshtjeve ekonomike dhe financiare ne Komisionin Europian nen drejtimin e komisionerit per ceshtjet ekonomike dhe monetare Joaquin Almunia. Detyra e tij ishte ajo e futjes se te gjitha vendeve ne kete pakt. Regling ka punuar vete ne nje fond te madh privat investimesh ne Singapor dhe ka pasur dy poste te ndryshme ne Fondin Monetar Nderkombetar. Se fundi ai ka punuar si konsulent i pavarur. Per Regling nuk eshte kontradikte fakti qe ai tani drejton nje organizate qe sipas te gjitha gjasave nuk do te kishte ekzistuar nese Pakti i Stabilitetit do te kishte funksionuar sipas parashikimit. Bota nuk eshte nje vend ideal thote ai. Qeverite bejne gabime reformat shtyhen dhe here pas here vijne kriza ekonomike te cilat i komplikojne gjerat pa pritur. Per te parandaluar ndryshimin e skenarit me te keq ne nje realitet ai tani eshte duke mbledhur me shume kujdes stafin e tij pra njerezit me te cilet do te punoje ne rast se do te kete ndonje rast emergjent me euron gjate muajve ne vijim. Deri me tani ka zgjedhur disa prej bashkepunetoreve dhe pritet qe ta plotesoje kuadrin me te tjere shume shpejt. Struktura qe ai do te ndertoje eshte shume e rendesishme por nderkohe ai eshte i mendimit qe duhet te perdore edhe avantazhin e struktures se institucioneve ekzistuese. Banka Europiane e Zhvillimit do te jape infrastrukturen dhe do te merret me veprimtarine e llogarive te fondit. Po keshtu edhe institucionet e tjera do te marrin pjese dhe do te kontribuojne ne drejtimin e kesaj strukture te re trevjecare. Ne kuadrin e kryerjes se detyrave qe duhen per te krijuar organizaten Regling eshte tashme i zhytur edhe ne marredheniet me faktore te ndryshem qe do te kontribuojne ne fondin e ri. Perfaqesuesit e bankave me te medha vijne per ta takuar cdo dite dhe te gjitha jane te deshiruara qe te sigurojne kontrate per te ndihmuar organizmin qe te emetoje bonot e tij. Regling planifikon qe te takohet me perfaqesues te fondeve me te medha amerikane shume shpejt per ti familjarizuar ata me organizaten e tij. Shpetimtari i Europes edhe pse eshte per momentin ne stolin e rezervave beson se keto takime jane absolutisht te domosdoshme. Ne jemi shume te rinj dhe kjo lloj zyre ka nje detyre qe asnje zyre nuk e ka pasur ne te shkuaren dhe eshte shume e rendesishme qe te njihemi. Nese nuk na njohin atehere askush nuk do ti bleje bonot tona. Suksesi i tyre ne treg do te varet shume edhe nga shkalla e tyre e kreditimit dhe kjo eshte arsyeja se perse Regling eshte duke u kushtuar nje rendesi te vecante agjencive qe merren me renditjen dhe kategorizimin e bizneseve dhe institucioneve. Me pak fjale ja se si do te funksionoje zyra. Nese nje vend anetar i monedhes se perbashket do te kete probleme financiare atehere skuadra e Regling do te merret me grumbullimin e kapitalit kapital qe ia mundeson shtetit ne veshtiresi. Duke qene se kredite jane te garantuara nga vendet e tjera anetare te euros Regling eshte ne gjendje qe te marre hua me perqindje te favorshme dhe shume te pranueshme. Vendi qe do te marre nje hua te tille paguan nje interes me te ulet dhe diferenca mes dy shkalleve te shkembimit eshte ne perfitim te Regling dhe kjo mund tu shperndahet me pas vendeve garantuese. Vete Regling eshte i bindur se ndikimi pozitiv i mekanizmit te ri te shpetimit mund te ndihet edhe sot. Sipas tij tregjet jane qetesuar qe nga krijimi i kesaj zyre te re dhe se premiumet e riskut per vende problematike si Portugalia dhe Spanja nuk jane rritur ne menyre jo normale. Edhe tregjet thote shefi i zyres kane fituar me shume besim ne bashkimin monetar. Sipas tij detyra e kesaj organizate eshte te fitoje kohe ne menyre qe vendet problematike te mundin qe te pastrojne financat e tyre kombetare dhe te zhvilloje nje mekanizem te perhershem per te perballuar krizat e ardhshme. Ai shpreson se vete ekzistenca e zyres do te sjelle qetesi per investitoret dhe do te shmange spekulimet.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›