E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kur nenat kane moshen e gjysheve

Diferenca e moshes nuk ka pse te jete thelbesore per nje marredhenie te lumtur nene-femije. Ajo qe ka vlere eshte dashuria. Ja se cfare tregon nje 15-vjecare per lidhjen e saj me nenen 73 vjec... Diferencat e medha te moshes nuk kane me rendesi

Une jam 15 vjec ndersa nena ime 73. E thene keshtu duket si nje cmenduri por i duhet ta shohe dhe te jetoje me te cdo dite. Ta quash nene ate qe mund te ishte gjyshja jote do tju dukej qesharake pavaresisht rrudhave qe nuk i fsheh. Sepse e lodhura dhe dembelja ne kete rast jam une sepse ajo mban ne kembe te gjithe familjen. Cfare gjysheje ne e therrasim police sepse te gjitheve ne shtepi na e mbledh per shume gjera. Klaudia nje adoleshente me buzeqeshjen e embel syte e cilter dhe kembet e gjata duket qe nuk ka frike nga e verteta dhe as nga paragjykimet. Ne vilen e saj dykateshe ne hyrje te Napolit e ndertuar nga i ati me kursimet e nje jete pune si shofer tregon jeten e saj te jashtezakonshme e lindur nga nje tragjedi familjare dhe nga dashuria. Femije e shkences dhe forces se vullnetit te Marias sepse ne qe kemi jetuar luften nuk ndalemi para asgjeje une kam bere vetem pese klase shkolle sepse ne moshen dhjetevjecare punoja per te mbajtur vellezerit por te shtrengoja ne krahet e mi nje bebe pasi kisha humbur nje femije do te kisha bere gjithcka. Pas javeve te tera polemika mbi shtatzenine e diskutueshme te kengetares Xhana Nanini opinionisteve nuk u ka ngelur gje tjeter vecse te heshtin perpara nje fenomeni te tille. Pa dashur ti mesoj asgje askujt sepse cdokush ben ashtu si beson si e gjykon dhe si mundet. Une nuk mund te veproja ndryshe. E desha me cdo kusht nje femije pasi humba djalin tim Klaudio ne nje aksident. Perkrah ka bashkeshortin Antonio bashkemoshatar qe i ngjan Anthony Queen dhe e shikon plot dashuri teksa kujtojne ato vite te erreta kur donte vetem te vdiste sepse te jetonte pa femijen e saj nuk kishte kuptim per te ndersa te shpresonte te nje bebe e re dukej si sureale. Gjithcka ndryshoi per Marian kur ishte 56 vjece por ne nje kohe kur nuk kishte fare shpresa. Nje mikeshe lexoi ne gazete lajmin qe mund ti ndryshonte jeten ishte shkruar se mund te beheshe nene edhe pse ne menopauze fale dhurimit te vezeve. Ishte viti 1994 kur ligji per sjelljen ne jete te femijeve ne menyre te tille nuk ekzistonte ndryshe nga sot kur miliona cifte te semura apo sterile anekend botes mund te sjellin ne jete femije te shendetshem permes fekondimit artificial. Nuk e kisha kuptuar ekzaktesisht se si mund te ndodhte. Ma shpjeguan mjeket edhe pse mua teknika nuk me interesonte. Une dija vetem qe doja nje femije dhe per ta pasur isha gati te beja gjithcka. Bera analizat isha e shendetshme dhe me se e pershtatshme. Mora hormone dhe gjithcka tjeter qe me dhane mjeket pa bere asnje kundershtim. Dhe pas dy vjetesh ne perpjekjen e trete lindi vogelushja qe aq shume donim. Ishte e bukur ishte plot jete ishte e jona. Vetem lumturi asnje dyshim per diferencen e moshes asnje brejtje ndergjegjeje per te ardhmen e nje vajze qe kishte lindur nga prinder te moshuar edhe pse te rrethuar nga miq dhe te aferm. Ndersa perpiqesha te ngelesha shtatzene nuk e mendova kurre se femija im do te kishte nje nene ose nje baba te moshuar. E ndieja brenda forcen energjine deshiren per ta rritur. Dhe keshtu ndodhi. Une jam shume luftetare ne jete dhe nuk heq dore kollaj. Une nuk jam nje gjyshe qe te perkedhel dhe te mbaj afer kur ben gabime. Jam nje nene qe i qendron pas kujdesem per te por jam edhe e rrepte. Marias nuk i intereson qe vajza e saj ka ardhur ne jete nga veza e nje gruaje tjeter dhe gjenetikisht nuk ka asgje prej asaj qe nuk i ngjan. I eshte mirenjohese kesaj te panjohure qe beri te mundur endrren e saj. Por frika ne kete familje nuk ekziston. Klaudia si karakter dhe fizik i ngjan te atit por nena e saj e vertete jam une. Femijet jane te atyre qe i rrisin dhe i duan ta pret shkurt. Te atyre qe i duan dhe i mesojne te ecin ne rrugen e mbare ne jete shton Klaudia duke qene se per ate diskotekat thuajse nuk ekzistojne ne kete moshe. Pasditeve mund te dale vetem me miqte por ne oren tete duhet te kthehet ne shtepi per te ngrene darke ndersa diten tjeter drejt e ne shkolle. Klaudia sheh te emen dhe qesh ndersa Maria tregon se per dashurine e femijeve behet bishe. Eumlshte energjike dhe e pamposhtur ndoshta pak e fiksuar se me perserit gjerat nga nje mije here. Por kur flas me mikeshat e mia qe kane nena shume te reja ne moshe e kuptoj se kane ato me shume probleme se une. Flasin me pak me prinderit ndihen te paperfshira. Me mamin kemi te njejtat mendime per shume gjera te njejtin besim te te tjeret dhe ndoshta jemi pak naive. E vetmja diference eshte se ajo eshte shume energjike dhe e perqendruar ndersa une shume dembele. Ajo zgjohet qe ne gjashte ben punet e shtepise dhe pastaj me zgjon mua qe duhet te shkoj ne shkolle. Jam e para e klases dhe per te qe nuk ka pasur mundesine te vazhdoj studimet me tej kjo eshte nje kenaqesi e madhe. Klaudia e di si ka lindur dhe per te kjo nuk perben asnje problem. Mami ka filluar te mi shpjegoje gjerat qe kur kam qene shume e vogel. Me thoshte se kishte shume deshire per te pasur nje femije por qe ishte shume e moshuar per ta arritur kete. Pastaj me tha se me ndihmen e mjekeve u be e mundur qe te lindja une. Pastaj me kalimin e viteve kur isha ne gjendje te kuptoja edhe gjerat me te veshtira me shpjegoi detajet. Sepse ajo tani eshte adoleshente ne nje kohe kur kompjuteri dhe interneti te japin mundesine te lexosh dhe te dish mbi gjithcka. Vezore dhurim fekondim artificial gametat jane per Klaudian fjale shume te zakonshme maksimumi sinonime te nje deshire amesore shume te forte dhe transparente e njejta qe e solli ne jete. Kjo sepse ne shtepine tone nuk ka pasur kurre sekrete. Une nuk jam rritur me deshiren se isha nje femije ndryshe por nje femije shume i deshiruar. Me pak fjale gjithcka eshte e qarte si drita e diellit. Kjo sepse gjerat e pathena dhe te fshehta te ngjallin me shume frike. Te bejne te mos ndihesh mire dhe te pushtohesh nga turpi. Por ne kete rast gjerat jane ndryshe. Edhe kur shkonte ne klasen e pare e kapur per dore nga e ema ne moshe me te madhe dhe teksa shihte shoqet qe kishin prinder shume here me te rinj ne moshe nuk ndiente asnje keqardhje. Nuk me vinte turp fare. Une u shpjegoja gjithcka. U tregoja gjithe historine. Nuk me interesonin se cfare mendonin dhe as qe me intereson tani. Miqte e mi te ngushte e dine se si kam lindur sepse ua kam treguar une ndaj per kete ceshtje nuk flasim fare. Une jam kjo qe jam dhe ajo eshte nena ime kaq. Nuk jemi fenomene per tu studiuar por nje familje normale me dy prinder te moshuar por qe me rriten dhe me mesuan vlerat tradicionale edukaten dhe respektin. Kur lexoi per historine e Naninit mendoi se ajo eshte me e re se nena e saj atehere kur mbeti shtatzene. Nuk ka nje bashkeshort Jane te shumte ata qe nuk kane nje baba te vertete qe kujdeset per to cdo dite. Ajo i jep gjithe dashurine qe i duhet. Nese nuk do te arrija te kisha femije ne te ardhmen edhe une do ti kerkoja ndihme shkences fekondimit artificial. Prinder biologjike kodi gjenetik Klaudia e di mire kuptimin e ketyre fjaleve por ne jeten e saj te perditshme te mbushur me dashurine e nje familjeje te madhe plot niper e mbesa me foton e vellait qe nuk e njohu kurre ne komodine perkrah posterit te Avril Lavigne dhe manikyreve pafund duken fjale shume te largeta. Nuk jam fare kureshtare per te ditur se kush eshte gruaja e cila dhuroi vezen ne menyre anonime. Une fizikisht i ngjaj shume tim eti dhe dicka eshte e sigurt une nuk kam dy nena. Nena ime eshte nje dhe vetem nje Maria sepse eshte ajo qe deshi te me sillte ne jete me cdo kusht qe me mbajti per nente muaj ne bark duke rrezikuar jeten dhe ajo qe me zgjon me perkedhel dhe me bertet sa here qe bej gabim. Eumlshte ajo qe me gjendet gjithmone prane kur kam nevoje. Nena ishte eshte ajo qe me merr me vete ngado dhe me blen akoma cokollata dhe me perkedhel. Tani je e madhe gjej nje te dashur dhe le te te perkedhele ai me thote.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›