E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rehabilitim i rrjeteve nëntokësore

Blloku 79

Kryebashkiaku Edi Rama inspektoi punimet për rikonstruksionin e infrastrukturës në bllokun 79, pjesë e territorit të njësisë bashkiake Nr. 5, kufizuar nga rrugët “Irfan Tomini”, Unaza e Re, bulevardi “Bajram Curri”.

“Ky transformim rrënjësor i infrastrukturës nëntokësore dhe i gjithë akseve rrugore brenda një hapësire kaq të madhe urbane blloqesh banimi do të kompletohet në vjeshtën e ardhshme, kur 500 pemë të reja do të mbillen për të hijezuar të gjitha këto shtigje plot gropa e baltë, të kthyera tashmë në rrugë dhe duke garantuar në këtë mënyrë nga njëra anë pastërtinë e të gjithë kësaj hapësire dhe, nga ana tjetër, edhe një rritje cilësore të mjedisit, falë kurorave të reja të pemëve që do të shtohen këtu”, u shpreh kryebashkiaku Rama, duke nënvizuar punën në drejtim të rritjes së cilësisë së mjedisit në këtë hapësirë.

Ky bllok banimi ndodhet në pjesën jugperëndimore të qytetit të Tiranës, me sipërfaqe që trajtohet rreth 30 ha dhe rikonstruksioni i tij lindi si domosdoshmëri, duke qenë se gjendja e infrastrukturës në këtë bllok ishte e amortizuar. Rehabilitimi i bllokut 79 ka përfshirë rikonstruksionin e rreth 5684 metrave linearë rrugë të brendshme. Gjerësia e rrugëve është 4 deri në 9 metra, me trotuare nga të dyja anët, të shtruar me pllaka betoni, me gjerësi nga 1 deri në 3 metra. është rikonstruktuar një rrjet i ri kolektorësh dhe pusetash për ujërat e zeza dhe të bardha, ndërkohë që është ndërhyrë edhe në ndriçimin e rrugëve të brendshme të bllokut.

#

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›