E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rehabilitimi i rrugëve, Zeneli: Përfundojnë brenda afatit

25-03-2012 / Gazeta 55

Punimet për riparimin e rrugëve në kryeqytet do të mbyllen brenda afatit. Një fakt i tillë u bë i ditur për mediat nga Drejtori i Përgjithshëm i Planifikimit dhe Manaxhimit të Shërbimeve në Bashkinë e Tiranës, Taulant Zeneli. Sipas tij, deri më sot është punuar në masën 85 për qind, ndërsa nga java tjetër do të vijojë puna për sistemimin e kapakëve të pusetave. Ai garantoi se Ndërmarrja nr 2 e Bashkisë së Tiranës do të mirëmbajë rrugët përgjatë gjithë periudhës së vitit. Bashkia e Tiranës ka ndërhyrë në sistemimin e rrugëve kryesore e dytësore të cilat kishin nevojë për rehabilitim.
“Sot jemi në rrugën Hysni Bregolli ku vijojnë punimet e Bashkisë së Tiranës për riparimin e rrugëve, riparime të cilat në varësi të gjendjes është bërë ndërhyrja. Deri më sot janë bërë rreth 85 për qind e riparimit të këtyre rrugëve të vendosura që në fillimet e punimeve. Puna vijon për t’i mbyllur sipas afatit të përcaktuar nga ana jonë. Gjithashtu është duke u punuar për mbylljen e pusetave aty ku janë problematike sidomos në akset kryesore dhe do të vijojë puna ditën e hënë me vendosjen e kapakëve të pusetave”- u shpreh Zeneli.
Ndërkohë duke sqaruar më tej lidhur me afate, Zeneli theksoi se “të gjitha punimet për rrugët që ne kemi vendosur do të përfundojnë brenda muajit mars, sipas afatit që kemi vendosur bashkarisht me Ndërmarrjen 2. Por puna nuk përfundon me kaq. Ndërmarrja nr 2 siç e ka detyrën funksionale do të vijojë me mirëmbajtjen e rrugëve përgjatë gjithë vitit”.
Gjithashtu, ai bëri me dije dhe rrugët nga ku do të nisë fillimisht puna.
“Deri tani është ndërhyrë rrugën e Dibrës, në atë të Kavajës, në pjesë të Unazës, dhe në gjitha pjesët kryesore rrugore pasur probleme me gropat, pusetat dhe me kanalet e ujërave të shiut”, nënvizoi Zeneli.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›