E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA, Santorum fiton bindshëm në shtetin e Luizianës – ngushtohet diferenca me Romney

25-03-2012 / Gazeta 55

Kandidati republikan për zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara, Rick Santorum, arriti të fitonte në votimet partiake në shtetin e Luizianës. Rezultatet paraprake bëjnë me dije se ai ka arritur më shumë se gjysmën e votave të numëruara.
Ish-senatori i Pensilvanisë ka grumbulluar 49% të preferencave, duke kryesuar bindshëm përballë rivalit të tij kryesor, Mitt Romney, me 27%.
Neët Gingrich, u rendit i treti, përpara Ron Paul, i cili nuk ka fituar ende asnjë shtet. Edhe pse Santorum po përpiqet të fitoje terren pas votimeve në 34 shtete, Romney ka fituar 21 prej tyre, ndërsa Santorum 11.
Muaji prill pritet të jetë vendimtar, pasi do të votohet në total në tetë shtete, midis të cilëve edhe në Uashington e Nju Jork.
Fitues i garës do të shpallet ai kandidat që do të grumbullojë një mbështetje të tillë në vota që do të përkthehet me 1 144 delegatë.
Aktualisht, Romney llogarit 568 delegatë, ndjekur nga Santorum me 273, Gingrich me 135 dhe Ron Paul me 50.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›