Rehn, Berishës: Duhet dialog politik
Bashkimi Europian vlerëson rizgjedhjen e Kryeministrit Sali Berisha dhe kërkon nga qeveria e re të bashkëpunojë me opozitën në Parlament dhe të përparojë me axhendën e reformave.
Fuqitë ndërkombëtare mbeten të angazhuara për të mbështetur Shqipërinë në rrugën e saj drejt Bashkimit Europian, por kërkojnë që reformat për integrimin e vendit të zhvillohen brenda sallës së Parlamentit. "Tani që zgjedhjet u përmbyllën, në përputhje më pjesën më të madhe të angazhimeve të OSBE-së, përpara keni sfida të rëndësishme, në mënyrë që të përparohet me axhendën e reformave. Parlamenti dhe Kryeministri kanë një rol thelbësor në këtë kontekst", thuhet në mesazhin e Komisionerit për Zgjerimin në BE, Olli Rehn, drejtuar Kryeministrit Berisha. Në letrën e Rehn citohet gjithashtu edhe mesazhi individual për kreun e qeverisë së re, ku mes rreshtash thuhet se "ju inkurajoj Ju, i dashur zoti Kryeministër, si edhe qeverinë tuaj të re, të punoni së bashku me opozitën në Parlament, në çuarjen përpara të axhendës së reformave europiane. Shpresoj që të gjithë liderët politikë të sigurojnë zhvillimin e një dialogu politik konstruktiv, në mbështetje të këtyre reformave. Pres që ky dialog i rivendosur të reflektohet në zgjedhjet e ardhshme, në përputhje me rekomandimet e OSBE-së". Ndërkombëtarët shprehen se tashmë është radha e Shqipërisë për të treguar aftësitë e saj në kalimin në fazën tjetër të integrimit në BE. Detyra që BE u kërkon krerëve të shtetit shqiptar është përmirësimi i shtetit ligjor dhe fuqizimi i institucioneve demokratike. "Sigurimi i pavarësisë së gjyqësorit, rritja e aftësisë administrative dhe vazhdimi i implementimit të mirë të Marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit, janë elementë të rëndësishëm për arritjen e qëllimit tonë të përbashkët, afrimin e Shqipërisë me Europën", thuhet në mesazhin e Rehn. Komisioneri për Zgjerimin në Bashkimin Europian, Olli Rehn, uroi Berishën për riemërimin si Kryeministër i Shqipërisë dhe për miratimin e qeverisë së re. Në mesazhin e tij, komisioneri Rehn ka cituar se "Shqipëria ka treguar gatishmërinë e saj për ecjen përpara drejt rrugës së Integrimit Europian". Komisioneri për Zgjerimin në BE ka theksuar se Marrëveshja e Stabilizim-Asocimit ka hyrë në fuqi dhe po zbatohet mirë dhe Shqipëria ka aplikuar për anëtarësim në BE. Gjithashtu, komisioneri Rehn vlerëson progres të mirë të arritur në plotësimin e standardeve për liberalizimin e vizave, por citoi se nevojiten përpjekje të mëtejshme. Në fund të mesazhit, komisioneri Rehn i uron Kryeministrit Berisha suksese për sfidat e ardhshme dhe punën drejt të ardhmes europiane të Shqipërisë.