Rehn: Vizat të hiqen para Krishtlindjeve
''Shpresoj se kjo dëshirë e mirë të jetë e aftë të shprehet edhe në këtë situatë'', deklaroi Rehn gjatë një konference për shtyp në Bruksel, duke komentuar mbi iniciativën e Sllovenisë që vizat për shtetasit serbë duhet të hiqen deri më 19 dhjetor 2009, në vend të 1 janarit të vitit të ardhshëm.
Në kuadrin e deklaratës së ministrit të Jashtëm të Serbisë, Vuk Jeremiç që Serbia do të paraqesë kërkesën e saj për anëtarësim në BE deri në fund të vitit, Rehn u shpreh se respektonte sovranitetin e Serbisë, kur bëhej fjalë për një vendim kaq të rëndësishëm, njoftoi radioja gjermane ''Deutsche Welle''.