Thaçi: Deklarata e EULEX-it është keqinterpretuar
Por,ai tha se qeveria e Kosovës mbetet e përkushtuar në luftimin e korrupsionit dhe dukurive tjera negative.
Paralajmërimeve të EULEX-it se do të mund të arrestojë zyrtarë të lartë qeveritarë në Kosovë,që konstatohet se janë të përfshirë në vepra të korrupsionit dhe krimit të organizuar, pas procesit të hetimeve që po kryen ky mision, kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, u është përgjigjur se këto deklarata janë keqinterpretuar.
"Është një keqinterpretim përsëri i deklaratës. Por dua të theksoj se ndihem tepër mirë që EULEX-i, shqetësimet dhe prioritetet e Qeverisë së Kosovës i ka vënë në agjendë. Ne jemi partnerë dhe kemi përkushtime të përbashkëta dhe angazhimi ynë do të jetë maksimal për zero tolerancë ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar, dhe përkushtimi për sundimin e ligjit në Kosovë", ka thënë Thaçi.
Misioni i BE-së për sundim të ligjit EULEX-it, ka paralajmëruar ditë më parë se shumë shpejtë mund të nisë arrestimet e personave që kanë poste publike në Kosovë, si gjykatës, prokurorë, zyrtarë policorë, doganierë, politikanë, zyrtarë qeveritarë apo të administratës, si edhe drejtues apo ish-drejtues të ndërmarrjeve të mëdha, të cilat janë duke u hetuar nën dyshimet për korrupsion dhe krim të organizuar. (rtv21/start)