Vizat, Rehn: Gati plani për Shqipërinë

Komisioneri për zgjerim më Parlamentin Europian Olli Rehn në një deklaratë për shtyp është shprehur lidhur me takimin me anëtarët e Komisionit për Marrëdhëniet me Jashtë (AFET) mbi zhvillimet e fundit në vendet e Ballkanit Perëndimor.
Pasi vlerësoi bashkëpunimin me Parlamentin Europian në zgjerimin e BE-së si një histori suksesi, Komisioneri Rehn vuri theksin mbi liberalizimin e vizave si një proces të pakthyeshëm që do të çojë në europianizimin e shoqërisë civile në rajon dhe nga i cili do të përfitojnë të gjithë qytetarët e Ballkanit Perëndimor, me kusht që qeveritë e tyre përkatëse të kenë përmbushur kriteret e nevojshme. Shqipëria dhe Bosnje-Hercegovina do t'i ndjekin vendet fqinje shpejt në këtë proces, theksoi Rehn.
Komisioneri Rehn nënvizoi se, nëse Shqipëria dhe Bosnje-Hercegovina do të vazhdojnë reformat me ritmin e tanishëm, atëherë Komisioni Europian do të jetë në gjendje të bëjë propozimin për heqjen e vizave edhe për këto dy vende deri në mesin e vitit 2010. Sidoqoftë, vazhdoi ai, çdo gjë varet nga shpejtësia e reformave të Shqipërisë dhe Bosnje - Hercegovinës.
Kushtet që mbeten për tu plotësuar për Shqipërinë janë:
1. Standarde të larta të sigurisë së dokumenteve dhe shpërndarja e pasaportave biometrike.
2. forcimi i strukturave ne luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit
3. Forcimi i kontrollit dhe menaxhimit të kufijve.
Në vazhdim, Komisioneri Rehn vlerësoi zgjedhjet parlamentare si më të mira në krahasim me ato të mëparshme, duke vënë në dukje se, megjithatë u konstatuan mangësi. Ai njoftoi anëtarët e AFET-it se Komisioni Europian është në pritje të raportit të OSBE-së për të dhënë vlerësimin përfundimtar ne lidhje me zgjedhjet në Shqipëri. Komisioni Europian është i gatshëm të përgatisë opinionin mbi kërkesën e Shqipërisë për aderim në BE, nëse Këshilli i BE-së do të na japë mandat për këtë, u shpreh z. Rehn.