E Shtunë, 31 Tetor 2026

Barcelona fiton 3 me 0 ndaj Sportin Gijonin

Kampionët e Spanjës janë gjallë. Në ndeshjen e parë të kampionatit Barcelona e fillon me shumë gola dhe me shumë lojë. Me Sportin Gijonin skuadra e Guardiolës fitoi 3-0. Edhe blerja e bujshme, Ibrahimovic e tregoi se do të ambientohet shpejt me fanelën e tij të re. Të tre golat e Barçës erdhën si rezultat i goditjeve të dënimit. Në pjesën e parë shënuan Bojan Krkic dhe Keita ndërsa Ibra u la shenjën e tij në portën kundërshtare në minutën e ‘80 me një hedhje të fuqishme me kokë.
I pranishëm në tribunën e stadiumit Jose Mourinho ka mbajtur shënimet përkatëse mbi skuadrën me të cilën do të ndeshet në Champions. Edhe pse Barça nuk ishte në formën e saj më të mirë, përsëri është skuadra që tremb kundërshtarët e saj të grupit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›