E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rekomandimet e Brukselit Sequi shte koha per veprim. Bregu PS bllokoi parate e BE

Pas deklaratës se Shqipëria duhet të përfundojë projektet e financuara nga Bashkimi Europian, ambasadori Ettore Sequi ka bërë një tjetër thirrje, këtë herë nën prezencën e ministres së Integrimit, Majlinda Bregu duke thënë se tani është koha për të vepruar. Qëndrimi i Ambadsadorit të BE-së në Tiranë u bë gjatë një takimi me shoqërinë civile mbi projektplan- veprimin që adreson rekomandimet e opinionit të KE për Shqipërinë.

“Delegacioni i Bashkimit Europian ju mbështet për këtë iniciativë, pasi faktor në këtë process duhet të jetë edhe shoqëria civile. Ajo që nevojitet tani është veprimi” tha Sequi.

Ministrja Bregu i është përgjigjur deklaratave të dy ditëve më parë të ambasadorit Sequi duke fajësuar opozitën për bllokimin e ligjeve të financuara nga Bashkimi Europian.

“Gjykata administrative, e dini historinë tashmë, është një nga detyrimet kryesore që duhet të ishin votuar është financuar dhe kanë patur ekspertizë, jo vetëm me fonde të BE, por dhe me fonde të qeverisë amerikane dhe nuk është votuar në seancë plenare sa herë është paraqitur nga opozita. Sikurse ligji për gjykatën administrative të njëjtin fat kanë pasur dhe një sërë ligjesh të tjera me 3/5. Qeveria ka për detyrë të çojë përpara reformat dhe të ndërmarrë me seriozitet dhe të propozojë ligje të cilat janë ligje kyç për integrimin e vendit në BE. Opozita ka përgjegjësinë e madhe për të votuar bashkë me qeverinë ligje të cilat nuk janë pjesë e axhendës partiake, por nuk bllokojnë dhe çojnë përpara integrimin europian të vendit” tha Bregu.

“AS” ka zbuluar një pjesë të planit paraprak të veprimit, në të cilin kërkohet të ndahen përgjegjësitë midis policisë së shtetit dhe SHISH, sidomos në fushën e përgjimit të bisedave telefonike. Pjesë e kësaj paketë është edhe lufta kundër terrorizmit, drogës dhe siguria në vend.

Erjon Ajazi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›