Rojet e qiellit Shqiperia 60 vjet aviacion luftarak
Pilotë, oficerë dhe familjarë të atyre që ishin dhe janë pjesë të Forcave Ajrore Shqiptare ishin dëshmitarë të një përgatitje të lartë profesionale përmes performancës së shkëlqyer me helikopterë në bazën ajrore Kuçovë, ku dhe u shënua 60- vjetori i Aviacionit Luftarak Shqiptar.
“Është kënaqësi e veçantë për mua si komandant I bazës ajrore të Kuçovës t’ju uroj mirëseardhjen dhe të hap siparin e festimeve”- tha kolonel Syrja Gjoka, Komandani i Bazës Ajrore të Kuçovës.
Duke kujtuar 24 Prillin e vitit 1951 kur dhe u krijua Aviacioni Luftarak Shqiptar, Komandanti i Forcave Ajrore Shqiptare foli për vështërsitë, investimet, trajnimin e pilotëve shqiptarë dhe sakrificëne tyre.
”Këtu u ul për herë të parë avioni bombardues JI28, ndërsa në nëtor 1961 u eksperimentua fluturimi me karburantet e markës shqiptare. Në gusht 1975 u eksperimentua për herë të parë qitja natën me raketa, ndërsa në vitin 1977 bombardimi nga fluturimet horizontale në lartësi të vogël”- tha gjeneral-brigade Dhori Spirollari.
Dhe cila është e ardhmja e kësaj force, sot, pjesë e NATO-s? ”Së shpejti do vëmë në përdorim flotën e re ajrore me helikopterë shume funksionalë, nga më modernët e kohës pasi dhe kushtet dhe relieve I Shqipërisë e kërkon një gjë të tillë”- tha Spirollari.
Me këtë rast u ndanë edhe dekorata për zbatimin e detyrave të gadishmërisë, stërvitjes dhe disiplinës në Forcat Ajrore Shqiptare.
Agim Popoci