E Diel, 1 Nëntor 2026

Lista e rimbursimit, shtohen 28 ilaçe te reja

 

ZIRINA LLAMBRO

Miratohet lista e rimbursimit të barnave për këtë vit. Qeveria i ka dhënë dje OK-in shtimit të 28 ilaçeve e alternativave të reja, mes të cilave edhe shumë të shtrenjta. Nga 377 barna që ishin në vitin e shkuar, tashmë do të përfitohen 405 të tilla. Të sëmurët kronikë e sidomos pensionistët mbeten përfituesit kryesorë por kësaj here është menduar edhe për sëmundje tepër të rënda si leucemia apo për infeksionet post-transplantit. “Janë shtuar alternativa dhe kombinime të reja të barnave me veprim antipatike, antiviriale, aiuretike, antiepileptike dhe neuroepileptike. Në mënyrë të veçantë, bari i ri antiviral Valgancicilovir 450 mg tabl është përfshirë në rimbursimi për trajtimin e infeksioneve post-transpalanteve të shkaktuara nga citomegalovirusi (cmv). Ky bar është futur për një nunër të kufizuar pacientësh, 10 në vit”, thuhet në relacionin bashkangjitur vendimit të qeverisë. Sa i përket leucemisë, ilaçi  Imatinib 100 mg, tablet i futur për herë të parë, ka për synim 0 zgjaten dhe përmirësimin e cilësisë së jetës për këta të sëmurë. “Kopsitja e trajtimit për këtë bar të kushtueshëm për 30 pacientë është 114 milionë lekë”, sqaron Ministria e Shëndetësisë”. Janë shtuar 31 barna si formë doza apo 12 principer aktive të reja. Këto barna kanë komplianancë më të mirë dhe përdorim më të përshtatshëm për 5 të sëmurët kronikë”, thuhet në relacion. Nga kombinimet e barnave ekzistuese të listës janë përfshirë për 2009 disa kombinime barnash, me përdorim kryesisht në pneumologji dhe alergologji, të cilat kanë kosto mjekimi më të vogël, krahasuar me të tjera. Në këtë mënyrë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë,  realizohen mundësi më të mira të mjekimit nga pikëpamja farmako-ekonomike për sëmundjet respiratore. Gjithashtu është  zëvendësuar doza e ilaçit Nitroglycerinë nga 500 mcg, në dozën 300 mcg. Kjo pasi formës së dozës 500 mcg i ka mbaruar afati i regjistrimit në vendin tonë, si dhe nuk është bërë aplikim për regjistrim. Për barin Dihydrotachysterolum 15 ml është reflektuar ndryshimi i volumit të flakonit në 20 ml. “Janë hequr 4 barna, të cilat firmat farmaceutike nuk i prodhojnë më dhe rrjedhimisht nuk i tregtojnë më në vendin tonë”, saktësohet në vendim.

Ndryshimet në listën e rimbursimit

Janë hequr barnat
Insulina Humane biosintetike bifazike izofane x 100  1-3 ml 40/60 pene
Retinolum 1.5 milion  1.5 milion nj-15 ml pika nga goja
Chinidini sulfat 100 mg tabl
Mesalazinium 250 mg tabl
Janë shtuar 31 barna si formë doza apo 12 principer aktive te reja
Shtohet: Ilaçi Imatinib  për leuceminë
Valgancicilovir 450 mg tabl për infeksionet post transplant

Masa e rimbursimit

Grupi i I- Masa e mbulimit të jetë 100 për qind
Shtesa të kripërave minerale (Potasium chloride comb);
• Barna të tjera të aparatit pastro intestinal dhe metabolizmit;
• Hormonet seksuale dhe modulatoret e sis. Gjenital (Cyproteronum Acetatum);
• Antimykobakteriale;
• Antivirale sistematike (Valganciclovir)
• Antineoplaziket;
• Barnat në terapine endokrine;
• Imunostimuluesit;
• Imunosupresivet;
• Barna për çrregullime të sistemit muskulo- skeletit;
• Analagjeziket (Morphinum, Pethidinium);
• Të gjithë produktet e tjerë terapeutike.
Grupi II- Masa e mbulimit të jetë 85-95 për qind
Përkatësisht:
• Digjestivet përfshi dhe enzimat
• Antidiabetiket;
• Shtesa të kriprave minerale
• Antikoagulantet;
• Antianemiket;
• Hormone te hipofizës dhe hipotalemike;
• Kalcium homeostatiket;
• Preparatet antigutoze;
• Antiepileptiket;
• Antiparkinsoniket;
• Barna të tjerë të sistemit nervor.
Grupi III- Masa e mbulimit të jetë 75-85 për qind
• Barnat në terapinë kardiake;
• Antihipertensivet;
• Kalçibllokuesit
• Barnat veprues në sistemin renin-angiotensin;
• Barnat në terapine e tiroides;
• Barnat antiviralesistematike; (Lamivudinum)
• Psikoleptiket;
• Antiasmatikes.
Përkatësisht:
• Antiacidet, barnat për mjekimin e ulcerës peptike dhe flautuleces;
• Antidiarreiket, antiinflamatorët dhe antiseptikët intestinale;
• Zevendesuesit e plazmes dhe perfuzionet;
• Diuretiket;
• Betabllokuesit;
• Antiinfektivet dhe antiseptiket gjinekologjike;
• Barna të tjera gjinekologjike;
• Urologjiket;
• Kortikosteroidet sistematike;
• Analgjeziket;
• Psikoanaleptiket.
Grupi V-Masa e mbulimit te jëtë 55-65 për qind   
• Barna antispastike, antikolinergjike dhe propulsive;
• Kolagoget dhe hepatoprektoret;
• Vitaminat;
• Hormonet seksuale dhe modulatoret e sistemit gjenital;
• Antibakterialet sistemike;
• Antimykotiket sistemike;
• Antiinflamatoret  dhe antireumatiket;
• Antihelmentiket;
• Barnat kundër kolles dhe rrufes;
• Barnat oftalmike.
Grupi VI-Masa e mbulimit të jetë 50 për qind
Në këtë grup përfshihen barnat që kanë nivelin më të ulët të rimbursimit dhe që bëjnë pjesë në grupet terapeutike:
• Barnat për reduktimin e lipoideve në gjak;
• Antimykotiket dermatologjike;
• Antibiotike dhe kimioterapeutike dermatologjike;
• Preparate dermatologjike te kortikosteroideve;
• Barna antivirale sistematike;
• Preparatet nazale;
• Antihistaminiket sistemike;
• Të gjitha produktet e tjera joterapeutike.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›