E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rekordi i çuditshëm

Nga Express më 04 korrik 2011 në ora 23:00

Mund të fryni e të shfryni sa të doni, por kurrë nuk mund të bëni kaq shumë flluska.

Por, Sam Heath është një “flluska-bërës” profesionist dhe është i mësuar me bërjen e tyre dhe thyerjen e rekordeve.

Ky person ka thyer rekordin e tij të shtatë Guiness (të gjithë rekordet lidhen me bërjen e flluskave) këtë herë për numrin më të madh të flluskave në një flluskë. Sam arriti të fuste 56 flluska në një më të madhe.

Gjithashtu, në vitin 2007 Sam Heath ka regjistruar rekordin Guiness edhe për numrin më të madh të njerëzve në një flluskë duke arritur të fusë brenda plot 50 persona. /tch/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›