E Shtunë, 31 Tetor 2026

Merkel: Në BE, kur t’i plotësoni kushtet

Politikanët evropianë flasin të rezervuar për gjasat e Serbisë për të fituar kandidaturën për BE. Ata gjithmonë përmendin përmbushjen e kushteve.

Kancelarja gjermane Angela Merkel, ka thënë se Perëndimi i ka premtuar rajonit perspektivë evropiane dhe këtë premtim nuk mund ta tërheqë.

Por, sipas saj, kushtet patjetër duhet të përmbushen, raporton Deutsche Welle, në gjuhen serbe.

“Po e përsëris se vendet e Ballkanit Perëndimor mund të jenë të sigurta se do të përparojnë drejt hyrjes në BE, nëse përmbushin kushtet e caktuara. Këtë e kemi shprehur në shembullin e Kroacisë dhe Sllovenisë”, ka thënë Merkel.

“Pala gjermane konfirmon se nuk do të ketë kompromis nëse nuk përmbushen kushtet. Kjo vlen për hyrjen në eurozonë, në Bashkimin Evropian ose në bisedimet para hyrjes”, ka theksuar Merkel pas takimit me kryeministrin maqedonas Nikolla Gruevski në Berlin.

Kurse Maja Kociançiq, zëdhënëse e Catherine Ashton, nuk ka dashur të spekulojë se si do të reflektohet në perspektivën e Serbisë referendumi i serbëve në veri të Kosovës.

Nëse kancelarja gjermane Merkel, si dhe kolegët e saj evropianë vlerësojnë se Serbia nuk ka përmbushur kushtet, rasti tjetër për të marrë statusin e kandidatit mund të pritet deri në fund të vitit. /rtk/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›