Livni-Turqisë: Respektoni Izraelin
Tel Avivi-Ministrja izraelite e Punëve të Jashtme, Tzipi Livni i kërkoi sot kryeministrit turk, Recep Tayyip Erdogan të respektojë Izraelin, pas përplasjes të kryeministrit turk me presidentin izraelit Shimon Peres. "Ne mbajmë me Turqinë marrëdhënie strategjike të rëndësishme dhe për këtë pres nga Turqia të shfaqë shenja respekti përballë Izraelit pavarësisht manifestimeve në Turqi dhe imazheve shumë të rënda të shfaqura mbi Gazën'', konfirmoi Livni në radion publike.
"Është e mundur të rregullohet gjithçka, duhet të zhvillojmë bisedime për të vënë gjërat në vend, për të mbrojtur interesat tona të përbashkëta'', shtoi ministrja izraelite. Ajo nënvizoi gjithashtu se ''Hamasi dhe Irani përbëjnë problem për të gjitha vendet e rajonit''.
Turqia është aleatja kryesore e Izraelit në botën muslimane. Të dy vendet kanë lidhje të ngushta ekonomike që pas nënshkrimit të një marrëveshje bashkëpunimi ushtarak në vitin 2006, gjë që ka irrituar vendet arabe dhe Iranin.