Rektorët, fuqizimi i kancelarit në universite është absurd
Ligji për arsimin edhe pas miratimit vazhdon të hasë në kundërshtimet e akademikëve duke e quajtuar atë aspak pozitiv. Madje fuqizimin e rolit të kancelarit në universitete e quajnë absurd, problem ky i ngjashëm edhe me ligjin për drejtësinë. Kreu i Fakultetit Histori-Filologji, Shezai Rrokaj, pohon se në lidhje me mësimdhënien ligji nuk përmirson asgjë. Ajo që u quajt sistemi i gërshëtimit të kërkimit me mësimdhënien mbeti një ëndërr në sirtar”,- pohon Rrokaj. Ndërkohë edhe kryetari i Konferencës së Rektorëve, Jorgaç Kaçani, tregon rezervat e tij në lidhje me ligjin për arsimin e lartë duke pohuar se pasojat e këtij ligji do t’i vuajë pikërisht sistemi arsimor. Pikërisht rolin që do të ketë kancelari Kaçani e sheh tepër negative. “Ajo që duket absurde është fuqizimi i rolit të kancelarit, problem ky i ngjashëm me dhe me ligjin për drejtësinë”,- pohon Kaçani duke shtuar se do të ishte e udhës që univeristeteve t’u lihej në dorë që të kishin mundësi të bënin dhe investime në teknologjinë e mësimdhënies dhe teknologjinë e përmirësimit të bazës laboratorike. Ligji për arsimin e lartë ka disa muaj që është miratuar pavarsisht kundërshtive që erdhën nga stafet akademike, kundërshti që do të ishin shumë të forta sa do të dëgjoheshin në zyrat presidenciale dhe që nisën kështu një seri debatesh për amendimet që kërkon ky ligj. Madje disa nga stafet akademike para se të miratohej ligji kanë kërkuar edhe ndihmën e strukturave të drejtësisë pasi ky ligj është argumentuar si antikushtetues.