E Diel, 1 Nëntor 2026

Të alkoolizuarit mësyjnë Infektivin, mjekët u tregojnë rrugën

Mjekët e Infektivit në QSUT pohojnë se ka fluks të alkoolizuarish dhe të droguarish në fundjavë. Të shkojnë te Ushtraku

Të alkoolizuar, të drogaur dhe raste që tentojnë vetvrasje me lëndë toksike. Të gjithë iu drejtohen dyerve të Spitalit Infektiv në Qendrën Spitalore Universitre “Nënë Tereza” ndonëse misioni i këtij spitali nuk është t’u japë ndihmë këtyre kadegorive pacietësh pasi ata duhet ti dtejtohen shërbimit të Toksikologjisë në Spitatin Ushtrak. Megjithatë ky fluks pacientësh vazhdon të mbetet problem për mjekët e Infektivit sidomos në fundjeve të cilët janë të detyruar t’i drejtojnë drejt shërbimit që është i specializuar për këto probleme. Mjekët e Infektivit pohojnë se kanë frikë t’u japin ndihmë kësaj kadegorie pacientësh pasi nuk është specialiteti që ata mbulojnë ndaj dhe iu japin rrugë drejt Toksikologjisë. Ndëkohë shefi i shërbimit të Infektivit në QSUT, Dhimitër Kraja, shpjegoi problemet me të cilat ndeshet shërbimi i tij çdo ditë.

Anomalia

Fakti që shkojnë për të marrë shërbim mjekësor në vendin e gabuar mund t’u kushtojë edhe jetën. Të gjithë e dinë se një ditë mund të përfundojnë të alkoolizuar apo edhe të helmuar me lëndë toksike, por pakkush di vendin e saktë se ku mund të drejtohet. Kështu shefi i Shërbimit të Infektivit, Dhimitër Kraja, pohon se shërbimi që ai drejton përballet çdo ditë dhe sidomos në fudjave, me pacientë që mësyjnë për shërbim të shpejtë por që nuk është aspak detyrë e tyre. “Simptomat e para që u shfaqen ketyre pacienteve janë të viellat, dhe si pasojë ata mendojne se duhet të drejtohen në urgjencën e Infektivit, por në të vërtetë kjo urgjencë nuk mund t’u vijë atyre në ndihmë plotësisht pasi pacientët mirë që vijnë në këtë urgjencë por dhe nuk tregojnë se çfarë kanë pirë apo nga se u ka ardhur çrregullimi shëndetësor”, pohon Kraja duke theksuar se të vetmet raste që ata u vijnë në ndihmë janë rastet kur pacientët janë të shoqëruar nga familjarët e tyre dhe tregojnë realisht se nga se u ka ardhur çrregullimi shëndetësor. Por, dhe në këto raste, sipas tij, u japet ndihma e parë mjekësore dhe më pas i dërgojmë drejt Spitalit Ushtarak ku ata marrin ndihmë dhe kurohen nga mjekë të Toksikologjikut.

Frika e mjekëve

Frika se mos u mbeten në dorë i bën mjekët të jenë indiferent ndaj dhënies së ndihmës për personat e alkoolizuar apo droguar dhe aq më tepër për ata që kanë pirë lëndë të forta toksike. Kështu mjekët pohojnë se nuk mund të rrzikojnë duke marrë përsipër një gjë për të cilën nuk janë të specializuar, aq më tepër kur bëhet fjalë për raste të personave që kanë tentuar vetëhelmimin. “ Nuk mund të rrezikojmë dhe të marrim në qafë si pacientin ashtu edhe veten tonë, shprehen mjekët, kur shumë më mirë ata mund ta marrin ndihmën në Spitalin Ushtarak ku dhe mjekët janë të specializuar dhe ka një repart Toksikologjie”, pohojnë mjekët duke shtuar se kanë frikë se mos pacienti humbet jetën gjatë mjekimit dhe kjo do të ishte fundi i karrierës së tyre.

Problem drogmenët Mjekët: Kemi problem të drogaurit

Problemi më i madh mbeten rastet e personave që kërkojnë ndihmë pas reaksioneve nga droga, pasi ata vijnë të pashoqëruar deri në urgjencën e spitalit dhe nuk tregojnë nga se u ka ardhë problemi shëndetësor. Kështu shprehen mjekët e Spitalit Infektiv duke theksuar se rastet kur helmimi ka ardhur nga konsumimi i ushqimit apo pijeve të ndryshme është më lehtë për t’u kuruar dhe nuk përbëjnë rrezik për jetën nëse ndihma mjekësore bëhet në kohën e duhur. Të pyetur se nëse kishte raste të pacientëve që dërgohen nga QSUT-ja, mjekët e Spitalit Ushtarak shprehen se ka shumë raste që nuk u është dhënë ndihmë në urgjencën e QSUT-së, por ky nuk është një veprim i mirë nga ana e mjekëve pranë atij spitali, sepse ka shumë raste ku ndërhyrja duhet të jetë e menjëhershme dhe pacientët nuk duhet të lihen në mëshirë të fatit kur ata vërtetë kanë nevojë për mjekim.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›