Rektori i Universitetit të Sporteve, debate në komisionin e edukimit
TIRANE - Mbledhja e radhës në komisionin e medias dhe edukimit është shoqëruar që në fillim me debate të forta nga të dy kahet politike, lidhur me procesin e zgjedhjes së rektorit të Universitetit të Sporteve, pezulluar prej 3 muajsh me vendim të Ministrisë së Arsimit. Acarimi dhe tonet e larta arritën deri në atë pikë sa deputetët demokratë braktisën dy herë sallën për disa minuta.
Problemet në këtë universitet nisën që me përplasjet në Senatin e shkollës, ku nuk u arrit të miratohej rregullorja e re për zgjedhjet. Po kështu Senati votoi kundër rikandidimit të rektorit aktual Rizvanolli, për shkak të daljes së tij në pension përpara se të përmbushë mandatin katër vjeçar. Por rektori aktual nuk është dorëzuar duke e dërguar çështjen në gjykatë.
Deputeti socialist Fidel Ylli ka paraqitur në komision një procesverbal, që sipas tij, ishte një kopje e auditit të brendshëm realizuar në Universitetin e Sporteve nga Ministria e Arsimit.
“Dëmi ekonomik që është shkaktuar nga këto shkelje të mbledhura bashkë shkon në miliona lekë. Edhe rastin flagrant të shpërblimit 117 mijë lekë neto që rektori i ka dhënë vetes vetëm me vendim të firmosur nga ai, pa u miratuar nga Ministria e Arsimit.”- deklaroi Ylli.
“Këto janë çështje të prokurorisë, të KLSH-së, nuk janë çështje të komisionit dhe nuk mund t’i bëjmë denigrim publik asnjë personi pa pasur prova të qarta ligjore.”- deklaroi deputeti demokrat Mark Marku.
Nga shtatë universitete vetëm ai i Sporteve nuk realizoi dot zgjedhjen e rektorit të ri.
(er.nu/news24/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Rektori i Universitetit të Sporteve, debate në komisionin e edukimit