Relacioni/ Të ardhurat për vitin 2011, 5.9 për qind më të mëdha se viti 2010
Kuvendi miraton sot në parim, projektligjin “Për disa ndryshime në ligjin nr. 10355, datë 02. 12. 2010 ‘Për buxhetin e vitit 2010’”.
Rishikim i buxhetit 2011 synon ruajtjen e deficitit buxhetor në 3.5 % të PBB në respekt të mbajtjes së nivelit të borxhit publik nën 60 % te PBB, duke synuar njëkohësisht ruajtjen e një mjedisi të stabilizuar makroekonomik
Sot Kuvendi miraton në parim, projektligjin “Për disa ndryshime në ligjin nr. 10355, datë 02. 12. 2010 ‘Për buxhetin e vitit 2010’”.
Ky projektligj, parashikon një rritje të të ardhurave për këtë vit në masën 5.9 për qind më shumë se viti 2010. Sipas ndryshimeve të buxhetit, parashikohet që të ardhurat nga tatimet dhe doganat për vitin 2011 të arrijnë nivelin e 315.4 miliard lekë ose me një rritje prej 8.5 % krahasuar me vitin 2010. Po kështu, edhe “Të ardhurat nga fondet speciale” të cilat përfshijnë kontributet e sigurimeve shoqërore e shëndetësore dhe të ardhurat për kompensimin e pronarëve, parashikohet të arrijnë nivelin e 58 miliard lekë ose me një rritje prej rreth 8.2 % krahasuar me një vit më parë.
Në relacionin e Ministrisë së Financave mbi buxhetin e rishikuar, mësohet se ky rishikim i buxhetit 2011 synon ruajtjen e deficitit buxhetor në 3.5 % të PBB në respekt të mbajtjes së nivelit të borxhit publik nën 60 % te PBB, duke synuar njëkohësisht ruajtjen e një mjedisi të stabilizuar makroekonomik.
Politika fiskale
Politika fiskale e mishëruar në këtë rishikim të buxhetit të vitit 2011, pasqyron qartë dhe
është në linjë të plotë me synimin madhor të qeverisë për të ruajtur e konsoliduar stabilitetin makroekonomik dhe financat publike të tij dhe për të krijuar kushtet e nevojshme për një rritje ekonomike të lartë e të qëndrueshme. Objektivat të cilët do të vijojnë të konturojnë politikën fiskale për të gjithë vitin 2011 mbeten të pandryshuar dhe janë konkretisht si më poshtë:
•Borxhi publik total në fund të çdo viti fiskal nuk do të jetë më i lartë se 60 % e Produktit të Brendshëm Bruto.
•Deficiti i përgjithshëm i buxhetit për vitin 2011 nuk do të jetë më i lartë se 3.5 % e Produktit të Brendshëm Bruto.
•Shpenzimet kapitale të buxhetit gjatë çdo viti fiskal do të jenë të paktën sa huamarrja totale neto e këtij viti.
Ecuria e të ardhurave dhe shpenzimeve të buxhetit
Të ardhurat totale të buxhetit të konsoliduar për vitin 2010 ishin 324.5 miliardë lekë, me një rritje prej 8.6 % kundrejt vitit 2009. Në të njëjtën kohë shpenzimet totale ishin 362.5 miliardë lekë ose 4.7 % më pak se viti 2009. Deficiti i përgjithshëm fiskal në vitin 2010 ishte 3.1 % e PBB-së (ose 38 miliardë lekë) duke përmbushur plotësisht objektivin vjetor të politikës fiskale për vitin 2010 për uljen e nivelit të deficitit fiskal në 3.1 për qind nga niveli prej 7 % që shënonte në vitin 2009 (ose 81 miliardë lekë). Rrjedhimisht stoku i borxhit publik ra në nivelin 58.5 % të PBB-së nga 59.7 % që shënonte në vitin 2009.
Për periudhën Janar - Maj 2011 të ardhurat totale janë rritur me rreth 0.8 % në terma vjetorë, ndërsa të ardhurat nga tatimet dhe doganat janë rreth 5 % më të larta se e njëjta periudhë e vitit 2010. Mbledhja e të ardhurave totale për periudhën Janar - Maj 2011 ka qenë rreth 7.3 miliardë lekë ose 5.4 % më pak se objektivi për këtë periudhë, ku rreth 2 miliardë lekë të këtij mosrealizimi vijnë nga të ardhura të cilat nuk cenojnë qëndrueshmërinë e buxhetit (aftësia për të përmbushur objektivin e deficitit fiskal) të tilla si, të ardhurat nga pushteti vendor dhe grantet. Të ardhurat nga TVSH kanë qenë rreth 0.6 % më pak se një vit më parë, ndërsa të ardhurat nga akcizat u realizuan rreth 4.5 % më pak se një vit më parë. Ndërkohë të gjithë zërat e tjerë të të ardhurave të mbledhura nga administratat tatimore dhe doganore kanë njohur rritje krahasuar me një vit më parë. Të ardhurat nga tatimi mbi fitimin ishin rreth 33.8 % më tepër se një vit më parë ose rreth 20 % më tepër se sa planifikimi. Të ardhurat nga të ardhurat personale ishin rreth 8.3 % më tepër se sa e njëjta periudhë e një viti më parë ose rreth 5% më tepër se plani. Të ardhurat nga taksat nacionale ishin rreth 24.1% më tepër se një vit më parë, ndërsa ato nga taksa doganore ishin 4.3% më tepër se një vit më parë.
Tё ardhurat nga taksat dhe tatimet tё mbledhura prej adiminstratёs doganore dhe asaj
tatimore pёr periudhën janar – maj 2011, kanё pasur njё rritje prej rreth 4.5 pёrqind, nga tё cilat tё ardhurat nga TVSH janë rritur me rreth 5 %. Tё ardhurat nga Kontributet e Sigurimeve shoqërore kanё patur njё rritje prej rreth 3 %, dhe tё ardhurat jo tatimore kanё patur njё rritje prej rreth 9 %. Ndёrkohё qё i vetmi zё i tё ardhurave i cili ka shёnuar nё mёnyrё konstant njё rёnie krahasuar me njё vit mё parё janë tё ardhurat nga pushtetit vendor. Realizimi i tё ardhurave nga pushteti vendor pёr 5 muajt e parё tё vitit 2011 ka qenё rreth 6 pёrqind mё pak se e njëjta periudhё e vitit 2010.
Shpenzimet e pergjithshme te buxhetit, ne fund te muajit maj 2011, arriten ne rreth 150.5 miliarde leke, nga rreth 153.2 miliarde leke te parashikuara per kete periudhe, duke u realizuar ne rreth 98.2 % te parashikimit te periudhes ose me nje mosrealizim prej rreth 2.7 miliarde leke. Krahasuar me planin vjetor, keto shpenzime jane realizuar ne rreth 36.8 %, ndersa kundrejt te njejtes periudhe te nje viti me pare, shpenzimet buxhetore rezultojne rreth 13.2 miliarde leke me shume ose rreth 9.6 % me te larta.
Shpenzimet korente ne fund te muajit maj 2011, kane arritur ne rreth 122.3 miliarde leke ose rreth 103.6 % te parashikimit te periudhes, duke rezultuar me nje tejkalim prej rreth 4.3 miliarde leke. Krahasuar me planin vjetor keto shpenzime jane realizuar ne rreth 38.1 %, nderkohe qe krahasuar me te njejten periudhe te vitit te kaluar, keto shpenzime rezultojne rreth 10.7 miliarde leke me te larta ose rreth 9.6 % me shume.
Brenda shpenzimeve korente, shpenzimet e personelit, qe perfaqesojne rreth 22.3 % te totalit te shpenzimeve korente te realizuara gjate periudhes janar-maj 2011, rezultojne rreth 10.1 % me shume se parashikimi i periudhes. Kundrejt planit vjetor keto shpenzime ne fund te muajit maj jane realizuar ne rreth 39.3 % te tij, nderkohe qe krahasuar me te njejten periudhe te nje viti me pare shpenzimet e personelit rezultojnë rreth 670 milione leke me te larta, ose rreth 2.5 % me shume.
Shpenzimet per paga jane ne te njejten kohe rreth 2.6 % me te larta se nje vit me pare ose rreth 601 milione leke me shume se nje vit me pare, nderkohe qe shpenzimet per sigurimet shoqerore jane rreth 69 milione leke me shume ose rreth 1.9 % me te larta, se nje vit me pare.
Shpenzimet per interesa qe perfaqesojne rreth 12.3 perqind te totalit te shpenzimeve korente te realizuara gjate periudhes janar-maj 2011, rezultojne me nje kursim prej rreth 1.5 miliarde leke, rrjedhoje kjo e kursimit per rreth 1.2 miliarde leke ne interesat e brendeshme dhe rreth 315 milione leke ne interesat e jashtme. Kundrejt planit vjetor interesat jane realizuar ne rreth 31.6 %, ndersa krahasuar me nje vit me pare ato rezultojne rreth 584 milione leke me te ulta ose rreth 3.7 % me pak.
Shpenzimet operative dhe te mirembajtjes gjate periudhes janar-maj 2011 arriten ne rreth 13.3 miliarde leke duke qene rreth 1.8 miliarde leke mbi nivelet e parashikuara. Kundrejt planit vjetor keto shpenzime jane realizuar ne rreth 40.3 % te tij. Ne te njejten kohe ato rezultojne rreth 2.5 miliarde leke me te larta se nje vit me pare ose rreth 23.2 % me te larta.
Shpenzimet per subvencione ne fund te muajit maj 2011 arriten ne rreth 2.2 miliarde leke ose rreth 1.6 miliarde leke me shume se parashikimi. Ketu duhet marre parasysh edhe fakti i permendur me siper se rreth 1.1 miliarde leke jane dhene me vendime te Keshillit te Ministrave, ne formen e subvencionit, per kompensimin e vleres se takses se biznesit te vogel, te perdorur per rimbursimin e pajisjeve fiskale dhe taksimetrave, te njesite e qeverisjes vendore.
Shpenzimet per fonde speciale gjate periudhes janar-maj 2011 rezultojne rreth 1.4 miliarde leke me pak apo rreth 3.0 % nen nivelin e parashikimit te periudhes. Kjo situate eshte rrjedhoje e mosrealizimit prej rreth 2.1 miliarde leke te shpenzimeve per sigurimet shoqerore, e rreth 592 milione leke tejkalim ne shpenzimet per sigurimet shendetesore dhe e rreth 176 milione leke tejkalim ne shpenzimet per kompensimin e ish pronareve. Kundrejt planit vjetor shpenzimet per fondet speciale jane realizuar ne nivelin 38.0 %, nga te cilat sigurimet shoqerore jane realizuar ne rreth 38.5 % te planit vjetor, sigurimet shendetesore ne rreth 38.6 % dhe shpenzimet per kompensimin e pronareve ne rreth 45.3 perqind te ketij plani.
Krahasuar me nje vit me pare shpenzimet per sigurimet shoqerore rezultojne rreth 2.4 miliarde leke me te larta ose rreth 7.9 % me shume, ndersa shpenzimet per sigurimet shendetesore rezultojne rreth 902 milione leke me te larta, ose rreth 9.3 % me shume.
Shpenzimet e pushtetit vendor zene rreth 10.1 % te shpenzimeve korrente. Per periudhen janar- maj 2011 ato kane arritur ne rreth 12.3 miliarde leke nga rreth 11.6 miliarde leke te planifikuara per kete periudhe te vitit 2011, duke rezultuar me nje tejkalim prej rreth 711 milione leke ose rreth 6.1 % me shume se plani i periudhes.
Kundrejt planit vjetor keto shpenzime kane arritur ne rreth 38.7 % te tij. Krahasuar me nje vit me pare keto shpenzime rezultojne rreth 1.3 miliarde leke me te larta ose rreth 12.2 % me shume. Ecuria e shpenzimeve te pushtetit vendor per periudhen janarmaj per disa vite jepet nga grafiku i meposhtem.
Pagesa e papunesise eshte realizuar ne rreth 89.2 % te parashikimit te periudhes, duke qene rreth 32.6 % e parashikimit vjetor dhe ne te njejten kohe rreth 57 milione leke me pak se viti i kaluar ose rreth 13.7 % me pak se ne te njejten periudhe te nje viti me pare.
Ndihma ekonomike gjate periudhes janar-maj 2011 rezulton rreth 336 milione leke me shume ose rreth 5.4 % mbi parashikimin e periudhes, duke qene ne te njejten kohe rreth 38.1 % e planit vjetor. Kundrejt te njejtes periudhe te nje viti me pare ndihma ekonomike rezulton rreth 0.9 % me e larte ose rreth 60 milione leke me shume.
Shpenzimet kapitale deri ne fund te muajit maj 2011 jane realizuar ne nivelin 84.8 % te parashikimit te periudhes ose ne rreth 34.2 % te planit vjetor. Ketu duhet te mbahet parasysh se rreth 645.7 milione leke jane dhene nga fondi rezerve i buxhetit te shtetit per investime Brenda ketyre shpenzimeve, investimet me financim te brendshem jane realizuar ne masen 50.5 %, nderkohe qe investimet me financim te huaj jane realizuar ne masen 14.8 % te parashikimit vjetor.
Krahasuar me te njejten periudhe te vitit te kaluar investimet e brendeshme rezultojnë rreth 1.8 miliarde leke me te larta ose rreth 8.8 % me shume, nderkohe qe investimet me financim te huaj rezultojne rreth 693 milione leke me te larta ose rreth 14.3 % me shume. Per rrjedhoje, investimet ne total ne fund te muajit maj 2011 jane rreth 9.9 % me te larta ose rreth 2.5 miliarde leke me shume se ne te njejten periudhe te nje viti me pare.
Parashikimi i të ardhurave të buxhetit për vitin 2011
Parashikimi i të ardhurave për vitin 2011 sipas zërave kryesorë të buxhetit jepet si më poshtë:
•Të ardhurat totale për vitin 2011 parashikohet të arrijnë nivelin e 343.8 miliard Lekë. Krahasuar me realizimin e vitit 2010, të ardhurat totale për vitin 2011 parashikohet të rriten me 5.9 %. Krahasuar me buxhetin fillestar të viti 2011, ky parashikim i të ardhurave totale konsiston në një reduktim prej 18.3 miliard Lekë.
•Të ardhurat nga tatimet dhe doganat për vitin 2011 parashikohet të arrijnë nivelin e 315.4 miliard Lekë ose me një rritje prej 8.5 % krahasuar me vitin 2010. Krahasuar me buxhetin fillestar të vitit 2011, ky parashikim i të ardhurave nga tatimet e doganat konsiston në një reduktim prej rreth 14 miliard Lekë.
•“Të ardhurat nga fondet speciale” të cital përfshijnë kontributet e sigurimeve shoqerore e shëndetësore dhe të ardhurat për kompensimin e pronarëve, parashikohet të arrijnë nivelin e 58 miliard Lekë ose me një rritje prej rreth 8.2 % krahasuar me një vit më parë. Krahasuar me buxhetin fillestar ky parashikim konsiston në një reduktim prej rreth 1.3 miliard Lekë.
•“Të ardhurat nga pushteti vendor” parashikohet të arrijnë nivelin e 15.3 miliard Lekë ose me një reduktim prej rreth 2 miliard Lekë krahasuar me buxhetin fillestar.
•“Të ardhurat jo-tatimore” parashikohet të arrijnë nivelin e 20 m miliard Lekë ose me një rreduktim prej 1 miliard Lekë krahasur me buxhetin fillestar.
Parashikimi i shpenzimeve për vitin 2011
Buxheti i Rishikuar i vitit 2011, vjen si nje eksperience e konsoliduar e Qeverise Shqiptare ne perpjekjet e saj per te permiresuar menaxhimin e financave publike, si dhe per te konsoliduar me tej reformat e ndermarra te cilat synojne kryesisht ne menaxhim më me efektivitet te fondeve publike.
Buxheti i Rishikuar i vitit 2011 eshte mbeshtetur ne:
•Rivleresimin e kuadrit makroekonomik dhe fiskal per periudhen 2011-2014.
•Analizen e perdorimit te fondeve publike per periudhen 5 mujore Janar-Maj 2011.
•Reformat e ndermarra nga Qeveria, qe sigurojne administrim ekonomik, eficent dhe efektiv te burimeve financiare publike, te cilat konsistuan ne: i) Reduktimin e shpenzimeve administrative ne administraten publike me ane te reduktimit te kufirit limit te shpenzimeve te telefonise celulare, rishikimit te dietave per brenda dhe jashte vendit etj., pas reduktimit te realizuar te shpenzimeve te transportit vitin e kaluar; ii) Disiplinimin e perdorimit te shpenzimeve te personelit, perfshire shperblimet, rikategorizime strukturash, pagesa per ore mbi kohe pune etj; iii) Racionalizimin e shpenzimeve administrative ne teresi.
Projekti per rishikimin e buxhetit 2011 synon ruajtjen e deficitit buxhetor ne 3.5 % te PBB
ne respekt te mbajtjes se nivelit te borxhit publik nen 60 % te PBB, duke synuar njekohesisht ruajtjen e nje mjedisi te stabilizuar makroekonomik.
Ky reduktim i deficitit realizohet nepermjet:
•Reduktimit te shpenzimeve totale te buxhetit te shtetit.
•Korigjimin e nivelit te te ardhurave duke reflektuar zhvillimet e fundit makroekonomike te vendit.
•Rialokimin e burimeve te financimit te deficitit dhe huamarrjes.
Njekohesisht, Buxheti i Rishikuar i vitit 2011 vazhdon te synoje prioritizimin e shpenzimeve ne sektoret kryesore te tille si arsimi, shendetesia, infrastruktura, uji i pijshem, bujqesia dhe zhvillimi rural.
Shpenzimet e pergjithshme te buxhetit parashikohen te jene ne masen 390,6 miliarde leke, me nje reduktim prej rreth 4.5 perqind, krahasuar me buxhetin fillestar te vitit 2011, ose ne shume absolute rreth 18.4 miliarde leke me pak. Ato jane parashikuar te perfaqesojne rreth 29.6 perqind, te PBB-se.
Shpenzimet korrente kapin vleren 311.2 miliarde leke ose 23.6 % e PBB, me nje reduktim prej 10.2 miliarde leke kundrejt Buxhetit Fillestar te vitit 2011. Ky reduktim vjen kryesisht si rezultat i uljes se shpenzimeve operative dhe te mirembajtjes ne masen 4.6 miliarde leke dhe i shpenzimeve te Pushtetit Vendor me rreth 2.5 miliarde leke.
Shpenzimet operative dhe te mirëmbajtjes jane reduktuar me 4.6 miliarde leke ne krahasim me planin fillestar 2011, reduktim i cili ka prekur kryesisht shpenzimet
administrative dhe racionalizimin e shpenzimeve te tjera, por qe me nje perdorim efecient te fondeve mund te sigurohet qe edhe pas ketij shkurtimi te mos preket permbushja e funksioneve te institucioneve.
Me ane te këtij projekti niveli i shpenzimeve te fondeve speciale reduktohet me 600 milione leke krahasuar me buxhetin fillestar 2011, i cili eshte rrjedhoje e reduktimit te shpenzimeve te administrimit te ketyre fondeve, si dhe e kursimit te fondeve te planifikuara per politiken e rritjes se pensioneve.
Sikurse u permend dhe me siper, shpenzimet e pushtetit vendor reduktohen ne vleren 2.5 miliarde leke si rrjedhoje kryesisht e korrigjimit te te ardhurave te gjeneruara prej tij.
Kategoria e shpenzimeve te tjera e cila eshte paketa e mbrojtjes sociale per shtresat ne
nevoje reduktohet me vleren 1,05 miliarde leke nga buxhetit fillestar 2011, kryesisht si
rrjedhoje e kursimit te fondit te destinuar per mbështetje per energjine. Ne vitin 2011 nuk u miratua asnje rritje e cmimit te energjise, keshtu qe fondi i parashikuar per kete qellim do te reduktohet totalisht. Nje fond prej 300 milione leke eshte reduktuar edhe ne zerin e ndihmes ekonomike, rrjedhoje e masave te marra gjate ketij viti per permiresimin e skemes se menaxhimit dhe administrimit te saj.
Ne Buxhetin e Rishikuar te vitit 2011 jane parashikuar 73.6 miliarde leke investime publike, me nje reduktim prej 8.6 miliarde leke kundrejt Buxhetit Fillestar te vitit 2011, nga te cilat 40.9 miliarde leke ose rreth 3.1 % e PBB me financim te brendshem dhe 32.7 miliarde leke ose 2.5 % e PBB me financim te huaj.
Deficiti buxhetor ne buxhetin e rishikuar te vitit 2011 rezulton i pandryshuar ne masen 46.8 miliarde leke, ose 3.5 % e PBB. Ajo qe ndryshon tek deficiti eshte menyra e financimit te tij, i cili do te jete 2.3 % nga burime financiare te brendshme dhe 1.2 % nga burime financiare te huaja. Me buxhetin e rishikuar niveli i financimit te huamarrjes se brendshme rritet ne 2.3 % nga 2.1 % e PBB qe ishte parashikuar ne buxhetin fillestar 2011 dhe huamarrja e huaj reduktohet ne 1.3 % nga 1.4 % e PBB qe ishte parashikuar ne buxhetin fillestar.
ANEKS
Analiza e perdorimit te fondit
rezerve janar - qershor 2011
Ne mbeshtetje te nenit 5, te Ligjit nr. 9936 date 26.6.2008, “Per menaxhimin e sistemit buxhetor ne Republiken e Shqiperise”, buxheti i shtetit perfshin nje fond rezerve, i cili perdoret per rastet e financimit te shpenzimeve, qe nuk njihen dhe jane te pamundura te parashikohen gjate procesit te pergatitjes se buxhetit. Miratimi i përdorimit te tij behet me Vendime te Keshillit te Ministrave.
Me Ligjin Nr. 10355 date 02. 12. 2010, "Per buxhetin e vitit 2011", fondi rezerve i Keshillit
te Ministrave, u miratua ne shumen 1.5 miliarde leke, per t’u perdorur per raste te paparashikuara te institucioneve buxhetore.
Gjate gjashtemujorit te pare te vitit 2011, Fondi Rezerve i buxhetit te shtetit, eshte prekur
nepermjet 16 vendimeve te Keshillit te Ministrave, ne shumen prej rreth 1.2 miliarde leke, nga 1.5 miliarde leke te planifikuar, ose rreth 78.3 % e tij.
Nga 16 vendime te Keshillit te Ministrave te miratuar per perdorimin e fondit rezerve per
kete periudhe te vitit 2010, vetem vendimi i Keshillit te Ministrave nr.119, date 17.02.2011, “Per dhenie ndihme financiare fondacionit "Refugees international", ne kujtim te vepres se diplomatit te shquar amerikan Richard Holbrooke, dy vendime, me vlere totale prej rreth 2.1 milione leke, nuk eshte ekzekutuar ende deri ne fund te muajit qershor dhe si rrjedhoje e ketij fakti, vlera e fondit rezerve te Keshillit te Ministrave, e pa perdorur, deri ne fund te gjashtemujorit te pare ishte rreth 327.5 milione leke. Por duke mbajtur parasysh edhe nje projektvendim, per ekzekutimin e nje vendimi gjyqesor te gjykates se Strasburgut, per te cilin Ministria e Financave eshte shprehur pa verejtje, rezulton se fondi rezerve i paperdorur deri ne fund te gjashtemujorit te pare 2011 te jete 25.4 milione leke.
Nga fondi i ekzekutuar, prej rreth 1.2 miliarde leke, rreth 17.5 % eshte perdorur per shpenzime per paga, rreth 27.5 % per shpenzime te tjera korente dhe 55.1 % per investime.
Rreth 76.8 % e fondit rezerve, ose rreth 901.7 milione leke i jane dhene Ministrise se Brendshme, nga te cilat permendim fondet per shperblimin e punonjësve te policise se shtetit, Gardes se Republikes dhe Sherbimit te Kontrollit te Brendshem, ne Ministrine e Brendshme, te angazhuar ne mbrojtjen e institucioneve te shtetit; fondet per blerje pajisjesh, mjetesh dhe materialesh speciale, ne plotesim te nevojave te policise se shtetit dhe te Gardes se Republikes; fondet per kompensimin e demeve ne kulturat bujqesore te fermereve te qarkut te Korces, si pasoje e permbytjeve te shkaktuara nga rreshjet e shiut dhe demtimi i argjinatures se lumit Devoll, gjate muajve shkurt-mars 2010, fondet per Bashkine Vore, per dhenie ndihme financiare familjeve te demtuara nga aksidenti teknollogjik i dates 15. 03. 2008, ne fshatin Gerdec, per pagesen e qirave te banesave dhe demeve te shkaktuara nga mosperdorimi i tokave e kulturave bujqesore, qe ndodhen brenda perimetrit 300 ml rreth kraterit, zone e shpallur si zone e sigurise se larte.
Rreth 130 milione leke ose rreth 11.0 % e fondit rezerve te Keshillit te Ministrave i eshte akorduar Komisionit Qendror te Zgjedhjeve per financimin e fushates se subjekteve zgjedhore per zgjedhjet per organet e qeverisjes vendore, me 8 Maj 2011 si dhe per financimin e shpenzimeve per zgjedhjet per organet e qeverisjes vendore, me 8 Maj 2011.
Per Kryeministrine eshte perdorur rreth 6.8 % e ketij fondi ose rreth 80.0 milione leke.
Rreth 34.5 milione leke ose rreth 2.9 % e fondit rezerve i eshte akorduar Ministrise se Turizmit, Kultures Rinise dhe Sporteve per dhenie ndihme financiare fondacionit
"Refugees international", ne kujtim te vepres se diplomatit te shquar amerikan Richard
Holbrooke (vendim ende i pa ekzekutuar), per shperblimin e lojtareve dhe te trajnerit te
ekipit kombetar te futbollit, per rezultatin e arritur dhe nivelin e larte sportiv te treguar ne
ndeshjen kualifikuese te kampionatit europian 2012, Shqiperi-Bjellorusi.
Rreth 22.2 milione leke ose rreth 1.9 % e fondit rezerve te Keshillit te Ministrave, i jane akorduar Ministrise se Financave, per ekzekutimin e vendimeve te gjykates Europiane per te drejtat e njeriut , per ceshtjet “Puto e te tjere kunder Shqiperise”, "Mishgjoni kunder Shqiperise", "Gjyli kunder Shqiperise", per dhenie ndihme financiare Qeverise se Japonise, per lehtesimin e pasojave te shkaktuara nga termeti i dates 11. 03. 2011.
Rreth 6.2 milione leke ose rreth 0.5 % e fondit rezerve te Keshillit te Ministrave i eshte akorduar Ministrise se Shendetesise per mbulimin e shpenzimeve te kurimit te disa personaliteteve.
Tabela e meposhtme jep nje pasqyre me te plote te perdorimit te ketij fondi, sipas institucioneve per periudhen janar-qershor 2011.
Buxheti për vitin 2011 është:
Të ardhurat 343 842 milionë lekë;
Shpenzimet 390 654 milionë lekë;
Deficiti 46 812 milionë lekë.
Nga këto
Buxheti i Shtetit për vitin 2011 është:
Të ardhurat 270 522 milionë lekë;
Shpenzimet 317 334 milionë lekë;
Deficiti 46 812 milione leke
Buxheti vendor për vitin 2011 është:
Të ardhurat 29 314 milionë lekë;
(nga buxheti 14 014 milionë lekë;)
Shpenzimet 29 314 milionë lekë.
Buxheti i sigurimeve shoqërore për vitin 2011 është:
l. Skema e sigurimit të detyrueshëm shoqëror
Të ardhurat, gjithsej 79 628 milionë lekë;
- kontributet 49 730 milionë lekë;
- transferimet nga Buxheti i Shtetit 27 898 milionë lekë;
Shpenzimet 79 628 milionë lekë.
2. Skema e sigurimit suplementar
Të ardhurat, gjithsej 5 472 milionë lekë;
- kontributet 280 milionë lekë;
- transferimet nga Buxheti i Shtetit 5 192 milionë lekë;
Shpenzimet 5 472 milionë lekë.
Buxheti i sigurimeve shëndetësore për vitin 2011 është:
Të ardhurat, gjithsej 27 767 milionë lekë;
- kontributet dhe të tjera 6 610 milionë lekë;
- transferimet nga Buxheti i Shtetit 20 857 milionë lekë;
- ndryshimi i gjendjes se ISKSH 300 milione leke
Shpenzimet 27 767 milionë lekë.
Buxheti i fondit për kompensimin në vlerë të pronarëve për vitin 2011 është:
Të ardhurat, gjithsej 1 700 milionë lekë;
- të ardhura të tjera 1 400 milionë lekë;
- transferimet nga Buxheti i Shtetit 300 milionë lekë;
Shpenzimet 1 700 milionë lekë.
Të ardhurat e Buxhetit të Shtetit, sipas grupeve kryesore, janë:
Grantet 8 422 milionë lekë;
Të ardhurat tatimore 242 077 milionë lekë;
Të ardhurat jotatimore 20 023 milionë lekë.
Shpenzimet e Buxhetit të Shtetit, sipas grupeve kryesore, janë:
Shpenzimet korrente 235 131 milionë lekë;
Shpenzimet kapitale 73 894 milionë lekë;
Fondi rezervë 1 928 milionë lekë;
Fondi i kontingjencës për ruajtjen e deficitit 3 647 milionë lekë;
Fondi për rritjen e pagave dhe pensioneve 2 734 milionë lekë.